Kryesore » 2012 » Janar » 24 » Rihanna dhe Chris Brown festojnë bashkë në të njëjtin pub
11:16 PM
Rihanna dhe Chris Brown festojnë bashkë në të njëjtin pub
Rihanna dhe Chris Brown janë parë duke kaluar mbrëmjen në të njëjtin pub në West Hollywood të djelën.Komentimet e njëri-tjetrit në Twitter, dedikuar dashurisë së parë dhe dashurisë në përgjithësi, kanë ndezur polemikat prej kohësh për afrimitetin ndërmjet tyre.Dhe duket se çdo gjë tashmë po merr një pamje më të qartë. Rihanna dhe Chris Brown janë duke bërë paqe, por sipas sinjaleve është një paqe vetëm midis miqsh dhe jo më shumë.Burime të ndryshme afër tyre kanë njoftuar se ata kanë arritur që të mbeten shokë.Historia e tyre e hershme e dashurisë pati një përfundim tragjik. Gjatë një grindjeje në makinë, pasi Rihanna dyshonte për tradhëti nga ana e tij, situata u nxeh aq shumë sa përfundoi në ushtrim dhune prej tij, duke i shkaktuar jo vetëm shenja në fytyrë, por edhe të çara në trup dhe thyerje krahu. E zbritur nga makina e tij e katandisur, ajo nuk mundi dot t’i fshihej syrit të publikut me gjëndjen e saj. Në vitin 2009 Chris Brown u dënua me 5 vjet për të ndenjur larg Rihannës dhe 6 muaj shërbim për komunitetin.Që mbas përfundimit të dënimit të tij ata janë parë duke u afruar gradualisht me njëri-tjetrin.Do të arrij dashuria e tyre të rilind edhe mbas kaq vitesh?
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D