Kryesore » 2012 » Maj » 11 » “Reuters”, speciale për Rona Nishliun
3:01 PM
“Reuters”, speciale për Rona Nishliun
E lindur ne Mitrovice Kosove, kengetarja shqiptare Rona Nishliu do te perfaqesoje Shqiperine ne "Eurovizionin” e ketij viti qe do te mbahet ne Baku. Rona eshte nje kengetare e njohur, pasi u rendit e pesta ne nje konkurs per talentet e reja ne Shqiperi. Me keto fjale nis reportazhi i agjencise se lajmeve "Reuters” per sa i perket perfaqesimit te Shqiperise ne "Eurovizion 2012″, nga kengetarja nga Kosova, Rona Nishliu. Ajo ka lene pershtypje shume te mira tek publiku dhe juria me ane te vokalit dhe perfomances se saj. Kur Rona ishte vetem 13 vjec, familja e saj u zhvendos nga veriu i Mitrovices per shkak te tensioneve etnike mes komunitetit shqiptar dhe serbeve lokale. Qe atehere ajo ka jetuar ne kryeqytetin e Shqiperise, Tirane, dhe ne Prishtine duke pasur keshtu te dy nenshtetesite.

"Une jam shqiptare e lindur ne Mitrovice. E kam zhvilluar karrieren time ndermjet Kosoves dhe Shqiperise, por e kam nisur ne Shqiperi dhe ndihem e bekuar qe kam kete shans per te perfaqesuar shqiptaret ne te gjithe boten.”

Kosova nuk mund te marre pjese ne "Eurovizion” per shkak se ajo ende nuk eshte njohur nga te gjitha vendet europiane. Rona eshte kengetarja e pare shqiptare nga Kosova qe merr pjese ne "Eurovizion”. Ajo do te kete patjeter mbeshtetjen e te dy vendeve.

"Eshte nje kenge shume e bukur dhe mendoj se do te na perfaqesoje mire ne Eurovizion”.

"Mendoj se eshte perfaqesimi me i mire qe kemi pasur ndonjehere, eshte kenga me origjinale qe kemi cuar ndonjehere ne Eurovizion”.

Kenga e Rones fitoi cmimin e pare ne festivalin e 50-te te Radiotelevizionit Shqiptar, festivali me prestigjioz muzikor ne Shqiperi.

Kenga nuk ngjan shume me stilin tradicional te kengeve ne "Eurovizion”, por Rona thote se ajo kendon ate qe ndjen.

"Jam shume e kenaqur me kengen time, eshte nje kenge qe thote shume per mua, sepse bazohet ne nje perjetim personal, dhe ia kushtoj te gjithe atyre qe kane kaluar kohe te veshtira, por ende gjejne dicka se ku te besojne dhe shohin gjera te mira dhe pozitive para tyre”, – Rona i ka shkruar vete vargjet e kenges se saj.

Rona eshte e perfshire ne menyre shume aktive ne projekte te ndryshme humanitare, ajo eshte anetare e shoqates kombetare te Kosoves per Autizmin dhe shpesh dhuron para te fituara nga koncertet e saj per keto projekte humanitare. Ajo nuk eshte vetem nje kengetare popi, po shpesh kendon dhe muzike xhaz dhe soul.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D