Kryesore » 2012 » Qershor » 24 » Ramosaj: Lidhja merr fund, kur gjërat komplikohen
11:30 PM
Ramosaj: Lidhja merr fund, kur gjërat komplikohen
"Kam regjistruar disa këngë në Holandë, janë në gjuhën angleze, por ende nuk kam vendosur kur do të publikohen, pasi atje procedurat janë më ndryshe se te ne”, ka thënë këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj. Ajo po bëhet gati të depërtojë edhe në Holandë si këngëtare, por duke mos lënë anash edhe skenën shqiptare, ku për momentin është duke realizuar një bashkëpunim me reperin Vigg Popa.
"Kemi biseduar me Vigg Popa se është shumë i talentuar, por në të ardhmen do të vijnë sigurisht edhe projekte tjera”, citon Panorama Plus fjalët e Argjentinës.Duke folur për jetën e saj private dhe për fejesën e cila mori fund para disa javësh, Argjentina është përgjigjur: "Kam qenë në një lidhje dhe vjen një moment që komplikohen gjërat dhe nuk shkon më. Më është dashur të shkëputem nga lidhja, që nuk është asnjëherë e thjeshtë. Nuk është e lehtë, por ndodh, dhe shpresoj të mos përflitet më se është diçka private dhe kam qejf të ngelë e tillë”, ka thënë këngëtarja e njohur Ramosaj, e cila për momentin po shijon jetën e saj si beqare nëpër koncerte dhe me mikeshat e saj. "Po kaloj shumë mirë, dal me shoqe, por nuk jam aq frekuentuese e jetës së natës, d.m.th. nuk jam shumë e çmendur pas daljes, por nuk e di kam shumë plane, po fokusohem më shumë në shkollë dhe në muzikë. Ndoshta do të shkoj në Amerikë për disa punë e do të qëndroj një farë kohe, këto janë planet më të afërta”, ka thënë në fund Argjentina.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D