Kryesore » 2012 » Maj » 13 » Prova e parë në skenë, Rona mahnit me vokalin
4:14 PM
Prova e parë në skenë, Rona mahnit me vokalin
Rona Nishliu ka bërë me të vërtetë përshtypje me vokalin e saj në provën e parë në skenën e vërtetë të Azerbajxhanit. Vetëm pak minuta më parë ajo ka kryer provën e parë, ku gjatë performancës ka qëndruar statike në skenë e ndriçuar nga një dritë e kuqe.Gjatë performancës janë shtuar dritat po në ngjyrë të kuqe. E gjithë kjo, sipas eurovision.tv bëhet për tu përqëndruar tek vokali dhe orkestrimi. Ekranet e mëdha të skenës janë mbajtur në ngjyrë të errët.
Siç shkruan sajti zyrtarë i Festivalit Europian, kënga e cila u interpretua totalisht në gjuhën shqipe ishte shumë bindëse dhe profesionale, dhe se Rona nuk kishte aspak nevojë për mbështetje vokale nga zëra të dytë.Në këtë provë të parë bëhet një kontroll i zërit, ndërsa në provën e dytë do të mund të zbulojmë edhe veshjen me të cilën Rona do të ngjitet në skenë në natën gjysëmfinale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D