Kryesore » 2011 » Dhjetor » 10 » Prishet dyshja Sinan & Seldi
11:49 PM
Prishet dyshja Sinan & Seldi
Me urdher te Sinanit, organizatori e largon Seldin nga koncerti.Eshte identifikuar gjithmone jo vetem si mik i mire i Sinan Hoxhes, por gjithmone ka qene nen hijen e tij sikur bejne shume kengetare qe dikush i ka nen menaxhim. Sinani e merrte gjithmone me vete Seldin, qofte ne mbremje muzikore, koncerte, paraqitje televizive, intervista madje edhe neper dasma, ngado ku merrte ftese vete.Por keto dite diçka ka ndodhur, pasi Sinani si duket ka vendosur ta largoje Seldin nga vetja, duke i dhene shansin qe ky te shfaqet si kengetar solo dhe te sfidoje veten perballe kengetareve te tjere. Ishte "Kenga Magjike” ku u shfaq Seldi me kengen "Kno”, e cila nuk u shpall nder ato qe fituan çmime, por kjo ishte nje sfide per Seldin, per t’i treguar atij se duhet punur shume per te arritur deri ne ate shkalle te kengetareve te njohur. Dhe, per kete arsye, Seldi i eshte perveshur punes duke u shfaqur ne koncerte vetem dhe duke kenduar ato pak kenge, te cilat i ka realizuar deri me tani. "Kno, Extasy, Tipi i keq i femres, Goce trendy, Une dhe ti pastaj; disa bashkepunime, Veç du me dit (ne duet me Snupa si dhe duetet me Sinanin), Biondina dhe Adrenalina”, qe i dhane teper popullaritet kengetarit te ri. Por, nga ajo qe shkruhet dhe diskutohet koheve te fundit neper mbremje muzikore, thuhet se Sinan Hoxha ka prishur marredheniet e mira qe kishte me Seldi Qalliun, ndersa shkak per prishje te marredhenieve kane qene pikerisht koncertet. Siç njofton gazeta "Kosova Sot”, nje nga organizatoret e njohur te diaspores kishte organizuar dy mbremje madheshtore ne Malmo te Suedise.
 Por, mesuam se Samiri, siç quhet organizatori, ka menduar qe ne kete mbremje te kishte disa kengetare, si Rovena Stefa, Sinan Vllasaliu dhe Gold Ag, por edhe Seldin. Ketu, Seldi ka qene pa Sinan Hoxhen dhe, siç duket, ketij te fundit i ka ardhur keq. Por, ne fakt organizatori qe eshte nje mik shume i mire i te gjithe artisteve dhe aq me teper i Sinan Hoxhes, s’ka dashur te beje askend armik dhe nuk ka lejuar qe Seldi te kendoje ne mbremjen e dyte.Kjo ka ndodhur per arsye se kengetari nga Tirana nuk ka dashur te ndahet, pasi ai ka disa duete me Seldin. Sinani nga ky organizator ka kerkuar qe Seldi te largohet nga lista e te ftuarve dhe te mos kendoje, ndersa ne anen tjeter Sinani ka qene i angazhuar ne nje tjeter mbremje se bashku me Dafina Zeqirin.(Marre nga Liveks)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D