Kryesore » 2012 » Maj » 19 » Princi Leka dhe Elia Zaharia së shpejti prindër
11:38 PM
Princi Leka dhe Elia Zaharia së shpejti prindër
Princi Leka dhe Elia Zaharia së shpejti do të bëhen prindër.Lajmi i gëzueshëm i mbajtur sekret nga trashëgimtari i fronit mbretëror është zbuluar përmes kësaj fotografie, e cila tregon sensualitetin prej nëne të Elia Zaharisë.Ky është fëmija i parë në të dy familjet, si në atë ë Lekës dhe në të Elias, e gëzimi padyshim është i madh. Burime, të mediave në Shqipëri, thonë se çifti do të kishte dashur që mbreti Leka I të ishte gjallë, për të shijuar lindjen e nipit, por fatkeqësisht ai u nda nga jeta vetëm pak muaj më parë.Historia e dashurisë mes Lekës dhe Elias ka nisur vite më parë, atëherë kur vajza e Yllka Mujos, jetonte mes Shqipërisë edhe Francës, dashuri e cila e bëri të vendoset përgjithmonë në Tiranë, në Pallatin Mbretëror ku jeton me të fejuarin e saj.Aktualisht mbreti Leka i Riu, punon si këshilltar i Ministrit të Brendshëm, por merret paksa edhe me punët e Partisë së Legalitetit, ndërsa Elia duket se për momentin po kujdeset për veten dhe qenien e dashur që rritet brenda saj, ndërsa para vdekjes së mbretit ka pasur angazhimet e saj në Teatër. Shpresojmë që çdo gjë të shkojë mbarë për çiftin simpatik dhe mungesa e Lekës I të zëvendësohet shpejt me një dashuri të re, fëmijën e tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D