Kryesore » 2012 » Tetor » 16 » Prelvukaj: Dokumentari i Eliza Dushkut i realizuar keq
11:36 AM
Prelvukaj: Dokumentari i Eliza Dushkut i realizuar keq
Eliza Dushku e ka përshkruar si dashuri ndaj Shqipërisë dokumentarin e saj, "E dashur Shqipëri”, por si duket jo shumë njerëz janë ndarë të kënaqur me atë çka paraqet ky projekt. Është anëtari i grupit Etnon, Genc Prelvukaj që ka shumë kritika, sidomos për atë se si paraqiten në këtë dokumentar Kosova dhe Maqedonia. "Prishtina xhirohet vetëm në ambient të mbyllur që nuk dihet ku është e Maqedonia vetëm një objekt fetar, pa u marrë gjërat vitale të të dy shteteve, kështu që mbes në atë që e kam thënë edh në Tiranë se e vetmja gjë e mirë e kësaj është vetëm ideja”, ka thënë ai në një intervistë për RTV 21. Ai ka shtuar se këto nuk janë vetëm fjalët e tij, por edhe të shumë tjerëve që kanë qenë të pranishëm në premierën që u dha në Tiranë para dy javësh. Ai ka thënë se njerëzit duhet të kenë mendim kritikë ndaj veprave që bëhen dhe jo të "bëhen rrafsh gjërat”. Prelvukaj, autori i hitit ‘Albanian’ njihet si një nga artistët që përkrahë fuqishëm iniciativat kombëtare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D