Kryesore » 2012 » Korrik » 21 » Policia ia ndërpret mbrëmjen Sabri Fejzullahut
4:10 PM
Policia ia ndërpret mbrëmjen Sabri Fejzullahut
Pjesëtarë të policisë së Lipjanit në bashkëpunim me inspektorët e kësaj komune kanë arritur që mbrëmjen e së premtës t’ia ndërprejnë këngëtarit të mirënjohur të estradës, Sabri Fejzullahut. Rreth 45 pasi që kishte nisur argëtimin për të rinjtë lipjanas në kafiterinë "Marigona” këngëtari Fejzullahu është detyruar ta ndërpresë atë. Për më tepër, mbrëmja gazmore ka marr fundin ende pa nisur mirë për faktin se policia bashkë me inspektorët lipjanas kanë thënë se nuk ka pasur leje për tubim të tillë publik, përderisa pronari i kafiterisë ku po këndonte Sabri Fejzullahu e pohon të kundërtën e asaj që thonë zyrtarët policorë dhe autoritetet e Lipjanit.Bajram Ademi, komandant në Stacionin policor të Lipjanit, të shtunën e ka konfirmuar ndërhyrjen në kafiterinë në fjalë, ndërsa e ka arsyetuar atë me mungesë leje për organizim të tillë. "Leje nuk kanë pasur, sepse për çdo tubim të tillë publik nevojitet leja, kurse qëllimi ynë dhe i inspektorëve në këtë rast nuk ka qenë as më shumë e as më pak, pos zbatimi i ligjit”, ka thënë ai.|
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D