Kryesore » 2012 » Tetor » 17 » Pitt: E kam tepruar me drogën në vitet ‘90
1:05 PM
Pitt: E kam tepruar me drogën në vitet ‘90
Aktori hollivudian, Brad Pitt, kohët e fundit ka zbuluar se gjithmonë dhe në çdo qytet mund të gjej marihuanë për më pak se 24 orë.Në fillim të këtij viti ai tha se e kishte përdorur më parë marihuanën, por tani nuk i ‘bie ndërmend’ ta konsumojë dhe nuk merret më me të. Megjithatë, ende ka kontakte me këtë botë."Kam ndërprerë konsumimin, kjo është tani pas meje, por nëse është e nevojshme, unë mundem që në cilin qytet apo shtet që doni, të vij deri tek çdo gjë që ju nevojitet. Vetëm më jepni 24 orë,” tha Brad.Ky "rrëfim" ka ndodhur gjatë premierës së dokumentarit "The House I Live In", i cili merret me narkotikët."Në fund të 90-tave ishte më së keqi, për shkak se unë me të vërtetë atëbotë kam konsumuar shumë drogë. Unë jam përpjekur që të fshihem nga ai mjedis dhe jam mërzitur me veten,” shpjegoi i dashuri i Angelina Jolie.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D