Kryesore » 2011»Maj»18 » Për shpifje të vdekjes së Adelinës, 500 mijë euro gjobë
11:43 PM
Për shpifje të vdekjes së Adelinës, 500 mijë euro gjobë
Para disa ditësh një medie ka shpifur se Adelina Ismajli ka vdekur. Por, Adelina është gjallë, shëndosh e mirë dhe ka bërë të ditur nëpërmes zëdhënëses së saj, Rudina Idrizaj, se kjo shpifje nuk do të kalojë shumë lehtë. "Çfarë meriton kjo gazetë. Menduam dajakun, por s’kemi kohë. Menduam reagimin, nuk ia vlen. Menduam gjyqin, pasi është mirë të pasurohesh nga gënjeshtarët”, tha zëdhënësja. "Dënimi që i pret është të paktën 500 mijë euro”, ka shtuar ajo, sipas së cilës "kjo është gazeta e tretë që do paguajë” për shpifje ndaj këngëtares, transmetoi Zhurnali. Adelina Ismajli është një artiste që dallon nga pjesa tjetër e këngëtarëve shqiptarë, pasi ajo mbrohet nga ligji i Konfederatës Zvicerane, duke pasur siguri për të drejtën e autorit. Rudina Idrizaj ka thënë se Adelina do të ketë një sërë koncertesh edhe në Amerikë./Koha/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS