Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme që la pas vdekjes Elsina Hidersha, këngëtarja 21-vjeçare e njohur si "Emmy”, do t’i trashëgohet dy prindërve të saj.
Trashëgimtarët e kën-gëtares që ndërroi jetë pak orë pasi u aksidentua rëndë mbrëmjen e 27 shkurtit të këtij viti në Tiranë, u përcaktuan nga një vendim gjyqësor i Gjykatës së Tiranës.
Gjykata shqyrtoi kërkesën e babait të këngëtares, shtetasit K.Hidersha për "lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë për të ndjerën Elsina Hidersha”. Pasi shqyrtoi kërkesën, gjykata çmoi se ajo ishte "e drejtë, e bazuar në ligj dhe në prova dhe si e tillë duhet të pranohej.
Këngëtarja 21-vjeçare e njohur si "Emmy”, ndërroi jetë pak orë pasi u aksidentua rëndë mbrëmjen e 27 shkurtit të këtij viti në Tiranë. Ajo u tërhoq për disa metra nga një automjet që drejtohej nga biznesmeni nga Kosova Azis Kelmendi, aktualisht i paraburgosur për llogari të hetimit të kësaj ngjarjeje, raportoi media në Tiranë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS