Kryesore » 2012 » Shkurt » 5 » Pas lindjes, Soni Malaj rikthehet nën menaxhimin e një produksioni spanjoll
5:05 PM
Pas lindjes, Soni Malaj rikthehet nën menaxhimin e një produksioni spanjoll
U martua dhe u largua përgjithmonë të jetojë në Sevilla të Spanjës, së bashku me Mirkon, bashkëshortin e saj (djaloshin të cilin e njohu gjatë spektaklit "Dancing with the stars Albania”. U përfol shumë se kjo lidhje nuk do të funksionojë si duhet, pasi dhëndri është i huaj, por këngëtarja vendosi të largohet nga Shqipëria për të filluar një jetë të re. Pas një kohe u bë nënë, dhe ka sjellë në jetë vajzën Ana. Soni Malaj i ka munguar gjatë skenës muzikore dhe fansave të saj. Ka kohë që edhe nëpër intervista nuk e shohim shumë dhe, siç duket, këngëtares nuk po i mungon aspak skena shqiptare, por po i pëlqen të jetojë larg syrit mediatik në Spanjë. Nga burime shumë të sigurta pranë këngëtares, pasi të rritet pak vajza, Ana, Soni mendon për një rikthim në muzikë, por këtë radhë ajo do të shfaqet si këngëtare europiane. Projektet e reja muzikore do t’i menaxhojë një kompani muzikore spanjolle. Mendohet se Soni do të surprizojë të gjithë fansat e saj shqiptarë dhe, sipas miqve të saj, ajo ka përmasa vokali shumë të mëdha, saqë ka impresionuar edhe disa menaxherë spanjollë të muzikës. Pas disa tentativave që të realizojmë intervistë me këngëtaren, ajo është shumë e rezervuar që të tregojë hapur të rejat e saj. Madje, për intervista Soni kërkon edhe pagesë, prandaj shumë media dhe gazeta kanë hequr dorë nga ajo. Soni është e vetmja këngëtare që deri më tani nuk ka publikuar as edhe një foto të vajzës së saj, por në profilin e tij Mirko ka postuar një foto, ku nuk duket e gjitha.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D