Kryesore » 2012 » Mars » 11 » Nuk paguan tatimet, gjermanët konfiskojnë pasurinë e Medës
1:41 PM
Nuk paguan tatimet, gjermanët konfiskojnë pasurinë e Medës
Këngëtari kosovar, i cili ka edhe nënshtetësinë gjermane, këto ditë është përballur me autoritetet tatimore të atij vendi. Pikërisht për shkak të mospagimit të tatimit, organet atje kanë konstatuar se ai merret me veprimtari e cila sjell të ardhura të shumta, ndërsa në anën tjetër nuk është pagues i tatimit si shtetas gjerman. Atje Meda disponon një sasi të konsiderueshme të pasurisë, vila, shtëpi e hotele, si dhe pasuri të tjera të patundshme. Për këtë shkak, organet tatimore kanë vendosur t’i konfiskojnë të gjithë pasurinë e tij për të paguar borxhin (tatimin) ndaj shtetit. Këto lajme i bën të ditura emisioni ‘’Prive’’ në Klan Kosova. Meda njihet si një nga këngëtarët e muzikës tallava, që axhendën e ka të stërngarkuar me koncerte e mbrëmje muzikore në shumë vende. Pasi në Kosovë shumica e këngëtarëve nuk paguajnë tatime, disa prej tyre theksojnë se kanë nënshtetësi të dyfishtë dhe nuk duhet paguar tatim në Kosovë, por si duket shumë prej tyre mund ta pësojnë si Meda, të cilit organet kompetente në ato vende i konfiskuam pasurinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D