Kryesore » 2012 » Mars » 13 » Nuk e ka harruar të dashurën e parë
5:08 PM
Nuk e ka harruar të dashurën e parë
Është një prej meshkujve më të përfolur në botën e spektaklit. Simpatik e shumë i suksesshëm jo vetëm në profesion, por edhe në marrëdhënie me femrat.Është një prej meshkujve më të përfolur në botën e spektaklit. Simpatik e shumë i suksesshëm jo vetëm në profesion, por edhe në marrëdhënie me femrat.

Pikërisht tek marrëdhënia që ka me këto të fundit "Bluetooth” është ndaluar më shumë gjatë kësaj interviste, të cilën do ta botojmë me shkurtime.

Në vazhdim po ju lëmë të shijoni përgjigjet e tij, përgjigjet e Blerim Destanit, aktorit të kthyer në një seks-simbol për femrat shqiptare.

- Është e vërtetë, që puthjen e parë pasi ia keni dhënë një vajze ia keni mbathur me vrap?

Jo. Puthjen e parë ma ka marrë vajza që e pëlqeja, dhe atë, pasi ishte vonuar në takim. Pas puthjes ngela në vend, nuk lëviza. Më pëlqeu kjo mënyrë e arsyetimit të vonesës.

- A është e vërtetë që dashuria e parë nuk harrohet?

Zakonisht njeriu nuk i harron apo përherë i kujton gjërat që e kanë lënduar dhe në këtë kontekst edhe kjo "dashuria e parë nuk harrohet”, përmendet si trauma e parë.

- Juve, ju kujtohet cila ishte dashuria juaj e parë?

Natyrisht që më kujtohet.

- A mund të flasim pak më shumë për dashurinë e parë?

Dashuria e parë është interaksioni i parë emocional i çdo njeriu dhe është e predestinuar të "mos harrohet”, pasi ajo zakonisht ndodh në një moshë shumë të re dhe si e tillë është shumë larg asaj që mund të quhet realizimi i dashurisë.

- Cila është femra që lë më shumë gjurmë në mendjen e një mashkulli?

Gjurmët në mendjen e çdo njeriu ngelin pas një përjetimi të fuqishëm. Dhe tek një mashkull lënë gjurmë të tillë femrat që mashkullin e bëjnë të ndjehet më i plotë. Gjatë kohës kur ndodhin përjetimet nuk jemi të vetëdijshëm për këtë ndjenjë, pasi zakonisht kjo ndjenjë paraqitet kur mbaron përjetimi dhe fillojmë të ndjejmë se ajo femër na mungon.

- Po femra që harrohet më shpejt?

Gjithçka është rezultat i përjetimit; si është përjetimi ashtu është edhe kohëzgjatja e të të kujtuarit apo të harruarit.

- Çfarë është gjëja e parë që vëreni tek një femër?

Zakonisht janë detaje të vogla. Në shumicën e rasteve as ajo nuk është e vetëdijshme, që pikërisht ato detaje e bëjnë të veçantë.

- A mund të joshë një femër pa fjalë? Si?

Njerëzit nuk komunikojnë vetëm me të folur. Të folurit është vetëm një nga mënyrat kryesore të të komunikuarit. Unë i çmoj komunikimet pa shumë fjalë.

- I besoni dashurisë me shikim të parë apo dashurisë pas disa kohësh?

Më pëlqen mendimi i një shkrimtari gjerman, i cili thotë: "Tek dashuria me shikim të parë, duhet shikuar edhe një herë”.

- A mund të bini dot në dashuri me një femër e cila nuk ju pëlqen si aktor?

Aktrimi është profesioni i jetës sime dhe është pjesë qenësore në jetën time. Por, nëse ndonjëra do të mund të bënte një ndarje të tillë, për mua do ishte një sfidë interesante.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D