Kryesore » 2012 » Maj » 2 » Nuk do ta tradhtoja kurre Arianin, me nje moderator tjeter
5:14 PM
Nuk do ta tradhtoja kurre Arianin, me nje moderator tjeter
Ajo eshte vajza qe shfaqet cdo te premte ne ekranin e "TV Klan” ne emisionin aq te ndjekur nga te gjithe "Zone e lire”. Te gjithe e njohin me emrin qe Arian Cani e therret gjate emisionit Sofi, por ne te vertete emri i saj eshte Romina Alku. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone”, Romina flet per prapaskenat e emisionit, jeten e saj, domethenien e nicknamit etj. Ka nisur bashkepunimin me "Zone e lire” prej 5 vitesh dhe thote se nuk do ta tradhtonte kurre Arianin per te bashkepunuar me ndonje moderator apo moderatore tjeter, nese nje dite do te behej nje ftese e tille.
Te gjithe ju njohin si Sofia e "Zone e lire”, po kush eshte "Sofia” ne jeten e perditshme, per cfare studion etj?

Ne radhe te pare doja te thosha qe emri im eshte Romina Alku, pra Sofi eshte nje nickname. Jetoj prej 16 vjetesh ne Tirane dhe kam filluar qe te shfaqem ne ekran fare e vogel, qe ne moshen 15-vjecare. Kam mbaruar studimet e nivelit te pare Bachelor ne Ekonomi. Momentalisht frekuentoj masterin ne Shkencat e Ekonomise dhe Politikes.

Tashme keni nje kohe te gjate qe jeni pjese e stafit, po si nisi bashkepunimi me Arjan Canin?

Bashkepunimi mes meje dhe "Zone e lire” nisi me ardhjen e Arian Canit ne televizionin "Vizion Plus”. Me kontaktuan nga televizioni per te diskutuar rreth nje reklame publicitare dhe me pyeten nese mund te isha asistentja e Arian Canit ne emisionin "Zone e lire”! U takova me Arjanin dhe nuk hezitova aspak, thashe "Po” menjehere! Kjo fale dhe mbeshtetjes e suportit te familjes sime te mrekullueshme ne vendimmarrje! Prej asaj dite kane kaluar 5 vjet…

Cili eshte roli juaj, pra vec asaj qe ne shohim ne ekran?

Asistentja e Arian Canit. Do te thote se mbuloj cdo pjese qe vete Ariani nuk e mbulon dot duke qene ne transmetim live. Impenjimi im eshte maksimal ne nje emision te tille.

Jeni ndjere ndonjehere e lodhur, duke qene se shpesh emisioni zgjat deri ne oret e para te mengjesit?

Emisioni eshte nje talk-show live, nder te vetmit formate origjinale ne ekranet tona! Show te udheheq me energji pozitive, ndaj dhe une nuk jam ndjere asnjehere e lodhur!

Sa i rendesishem eshte per ju imazhi dhe kush kujdeset per imazhin tuaj?

Te qenit femer perben nje siluete qe kthehet ne imazh. Ketu sigurisht nuk bej perjashtim as une dhe pse tashme e kam krijuar imazhin tim… e per te kujdeset… Po e them si e thote Arjani "Sofi qe vishet e zbukurohet me AMC” ( qesh).

A ju ka ndihmuar pamja juaj per te qene pjese e emisionit, apo ju ka ndihmuar shkathtesia juaj?

Besoj se te dyja se bashku. Duke dashur te theksoj dhe besimin qe ka Cani tek mua. Do te thosha shkathtesi + paraqitje +besim = SOPHY.

Ju ka ndodhur qe te ndiheni ne siklet, per ndonje kerkese te pavend te ndonje prej te ftuarve dhe si keni reaguar?

Te ftuarit jane treguar gjithnje korrekt ne komunikimin me mua. Te them te drejten nuk jam ndjere asnjehere ne siklet. Nuk e di perse, por ndoshta kane dhe friken e Canit … (qesh). Nese do te quaja kerkesa te sikletshme, nese duan te dine rreth intervistes apo emrat e kengetareve ne teste muzikore, kjo po me ka ndodhur, por reagimi im… Me buzeqeshje, duke qene tip i shkathet per te kapur situatat, i sugjeroj te jene vetvetja dhe te lirshem ne "Zone e lire”.

Si nis nje dite e juaja e zakonshme?

Nuk kam asnje dite te zakonshme (qesh), pasi ditet e mia ndryshojne nga njera-tjetra, ato jane te mbushura me angazhime shkollore, me njerezit e mi te dashur dhe shoqerine.

Ne emision ju kemi pare gjithmone te veshur njesoj, po ne jeten e perditshme, cili eshte stili juaj?

Doja te sqaroja me pare per veshjen time ne emision… Sa per sens humori kjo, jemi staf qe vishemi me te zeza, si thote dhe Ariani e zeza te mbulon zhulin… (qesh). Ne garderoben time ka nderthurje veshjesh. Me pelqen te nderthur sportiven me modernen apo me ekstravaganten edhe pse jam paksa tip klasik dhe i rregullt. Domethene kam nje miks stilesh. "Sipas vendit bej kuvendin”…

Ju jeni singel, e lidhur, apo me ndonje status tjeter?

Jo une nuk jam single. Kam lidhur zemren dhe jam e fejuar me nje njeri te mrekullueshem qe eshte mbeshtetja ime!

Tashme jeni nje personazh i njohur, si jane reagimet e njerezve ne ambiente te ndryshme?

Reagimet e njerezve jane shume pozitive, do te thosha se "Zone e lire” nuk mungon ne asnje ekran te familjeve shqipfolese dhe cdo prestar i stafit besoj se eshte kthyer si mik familjar, cdo te premteve mbrema ne ora 21 ne shtepite e tyre!

Momentalisht me cfare jeni duke u marre?

Momentalisht me emisionin "Zone e lire” dhe studimet e masterit.

Cfare natyre jeni ju e qete, solare…?

Une jam e qeshur, e qete, kerkuese, impenjative, aktive, kreative, e shkathet… Me pak fjale mine pa sahat! (qesh)

Si eshte Ariani me bashkepunetoret e tij, domethene eshte kerkues, tolerant dhe a nervozohet shpesh?

Ariani nuk eshte thjesht nje prezantues i papare, por para se gjithash nje gazetar i mirefillte, qe di si te menaxhoje bashkebisedimet me te ftuarit e tij. Ne jemi nje staf i vogel ne numer dhe gjithcka funksionon me se miri. Ariani nuk eshte aspak i rrepte, por do te thosha eshte njerezor dhe korrekt me te gjithe ne.

Po pas dhjete vjetesh si e shihni veten tuaj, perseri duke punuar me Arjan Canin?

Pas 10 vjetesh… Po bej nje deklarate publike ekskluzive per ju. Nuk do ta tradhtoja kurre Arianin per t’u bere bashkepunetore e nje moderatori/e tjeter. E dashuroj "Zonen e lire”. Do te vazhdoja te punoja me kenaqesine me te madhe me Arian Canin, deri sa ai te kete ze dhe fryme per te dale ne ekranet tona. Dhe pas shume vitesh … Kur une te arrija e te fitoja pjekurine profesionale te tij, dhe kur ai te mos kishte me fryme e ze, do t’i kerkoja licencen per ta vijuar une punen e tij…! (Qesh) Do te pranoja me kenaqesi, nese Cani do te me ftonte te beja moderatorin me te, ose pse jo dhe vete…
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D