Kryesore » 2011»Qershor»29 » Noizy: Vajza ime është xheloze për femrat që më rrethojnë
11:49 PM
Noizy: Vajza ime është xheloze për femrat që më rrethojnë
Reperi i njohur Noizy, i cili veç muzikës njihet edhe për shoqërimet e tij të shumta me femra, është shprehur gjatë një interviste televizive se vajza e tij 4-vjeçare, Leandra, është shumë xheloze për të dhe se nuk ka dëshirë ta shohë me femra.I pyetur për famën që ka krijuar falë bashkëpunimeve me femra të muzikës, si Rozana Radi, Eni Koçi, Çiljeta Xhilaga, Kristine Elezaj etj., për të ilustruar që këngët e tij më të njohura janë ato që ka interpretuar vetëm, Noizy ka përmendur se kështu mendojnë jo vetëm fansat e tij, por edhe e bija, Leandra, e cila jeton me të ëmën jashtë Shqipërisë."Kur e takova Leandrën në Paris, më tha: Ti nuk e do atë gocën te klipi e? "Cilën”, i thashë unë?- "Atë të këngës "jam e vetmja… Pashë që te klipe e rrahe, pastaj e deshe prapë”. E kishte fjalën për Eni Koçin vogëlushja, e cila është bërë xheloze dhe për t’ia përshkruar të atin se për cilën e kishte fjalën, i këndonte vargjet e refrenit të këngës "So hot”."Kështu që nuk bëj më bashkëpunime me femrat, sepse nuk dua të humbas fëmijën tim”, ka thënë reperi i cili së fundmi lançoi albumin e tij më të ri, ndërsa i pyetur se cili do të ishte bashkëpunimi i tij i ëndrrave, ka shtuar: natyrisht, me 50 Cent. Po ju me të vërtetë e besoni që Noizy nuk do bëjë më duete me femra?!?
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS