Kryesore » 2012 » Maj » 7 » Noizy rrahu Babstars, apo keta rrahen Noizy-n? Perfshihet edhe Stresi.(+VIDEO)
7:20 PM
Noizy rrahu Babstars, apo keta rrahen Noizy-n? Perfshihet edhe Stresi.(+VIDEO)
Incidenti i ndodhur javë më parë në aeroportin e Zurichut, ku janë rrahur Noizy dhe anëtarët e Babastars, ka marrë formë tjetër.Ata kanë shfrytëzuar emisionin Prive në Klan Kosova për të treguar verzionet e tyre të ngjarjes, teksa nuk kanë premtuar fundin e konfliktit.Noizy, i intervistuar nga Klan Kosova ka pohuar edhe njëherë se ka rrahur Babastars dhe se këtë e bëri duke qenë vet i dyti. Ai shtroi pyetjen se çfarë do të kishte ndodhur po që se do të kishte qenë ai vet i gjashti dhe Babastars me vetëm dy anëtarë. Pos tjerash, Noizy akuzoi si qyqar Visar Shalën, anëtarin e Skillz, i cili thotë ta ketë goditur nga prapa teksa po bisedonte me Agon Sylejmanin, anëtarin e Tingulli 3nt.Më tej Noizy shtoi se fotot e publikuara nga Babastars se në Prishtinë e kanë ruajtur policë civilë janë të pa vërteta dhe pohon se atë e kanë marrë babai i tij dhe dy miqë nga Suhareka. Noizy shprehu çudinë se si askush nga Babastars se preku në aeroport, kur vazhdimisht bënin fotografi nga ai.Nga ana tjetër pa u shprehur nuk la as menaxheri i Babastars, Drin Zatriqi. Ai vazhdimisht iu referua Noizyt si i rrahuri. Drini i dërgoi një mesazh Noizyt duke i thënë se për Babastars gjithçka ka përfunduar, por se herën tjetër duhet të matet mirë nëse dëshiron të ketë konflikt me Babastars.Për fund, Noizy i pyetur se çka mund të ndodhë nëse takohet me Stresin, armik i tij i vjetër, i cili së fundmi u anëtarësua në Babstars, tha se do t’ia shkatërrojë karrierën Stresit po që se lanson vetëm edhe një ‘diss’ kundër tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D