Kryesore » 2012 » Shtator » 26 » Noga: Noizy dhe grupi i tij OTR, më kanë marrë peng dhe kërcënuar
12:41 PM
Noga: Noizy dhe grupi i tij OTR, më kanë marrë peng dhe kërcënuar
Adoleshenti i njohur Noga ka rrëfyer se si Noizy dhe grupi i tij OTR e kanë marrë peng në Dur rës dhe e kanë kërcënuar me armë për shkak të Unikkatilit. Gjatë një mbrëmje në Durrës, pasi ka performuar në një koncert për gjimnazin e të rinjve të një shkolle të mesme të Gjakovës që ishin për ekskursion në Shqipëri, reperi i njohur Noizy me grupin e tij OTR e kanë "marrë peng” Noga-n dhe e kanë dërguar në studion e tyre në Durrës që ndodhet tek vendi i quajtur "Rrota e Kuqe”."Anëtarët e OTR me Noizyn më kanë kërcënuar me mjete të ndryshme. Ata kanë kërkuar që unë mos të këndoj kurrë më në Shqipëri”, – ka treguar Noga për "KosovaTimes.net”. Siç ka rrëfyer ai, ngjarja ka ndodhur pasi Noga bën pjesë në grupin e reperëve TBA që jetojnë në Amerikë, një nga rivalët e labelit OTR."Kjo më ka ndodhur edhe për shkak të një DESS-i që u kam bërë atyre dhe shumë këngëtarëve tjerë. Bëhet fjalë për këngën ‘kick this beat’”, – ka treguar Noga. Adoleshenti i njohur nga Prishtina është vetëm 18 vjeç dhe para disa javëve ka paralajmëruar se do ta lërë për një periudhë muzikën. Por, në rrëfimin e tij për "KosovaTimes.net”, Noga ka thënë se do të kthehet shumë shpejt me një surprizë të madhe për publikun dhe fansat e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D