Kryesore » 2011 » Qershor » 25 » Një lokal me emrin e Emmyt të vrarë
3:01 PM
Një lokal me emrin e Emmyt të vrarë
Këngëtarja Emmy (Elsina Hidershaj) prej katër muajsh nuk jeton më, por familja e saj, vëllezërit dhe babai duket se kanë gjetur një mënyrë origjinale për ta përjetësuar 21-vjeçaren në kujtesën e tyre. Prej mëngjesit të datës 28 shkurt Emmy vdiq në reanimacionin e Spitalit Ushtarak, pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë. Ajo gjeti vdekjen si pasojë e aksidentit, teksa po mbahej në xhipin e biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi, i cili u la i lirë tri ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, që e dënoi njëherësh me një vit e katër muaj burg, por e pezulloi këtë masë dënimi. Anëtarët e familjes i kanë vendosur emrin "Emmy” lokalit të tyre në zonën ku banojnë në Tiranë, për të mos e harruar kështu asnjëherë vajzën 22-vjeçare. Ajo shfaqet duke buzëqeshur në emisione të ndryshme dhe këngët e saj, që ndoshta jo rastësisht prej katër muajsh dëgjohen më shpesh, ndërsa të afërmit thonë se ndërsa shikojnë videot në fjalë, besojnë se ajo ende jeton. Ata tashmë e dinë që Elsinën nuk mund ta sjellin më në jetë, por kanë gjetur një mënyrë për të mos u ndarë prej saj. Mendimi i parë që u ka ardhur në mendje, fillimisht babait të saj, Ali Hidershajt, e më pas është mbështetur edhe nga vëllezërit dhe motra e Emmyt, ishte që të kenë një lokal me emrin e saj. "Fillimisht ky ka qenë restorant në kohën kur Emmy ishte gjallë. Kur ndodhi ngjarja, ne e mbyllëm. Nuk kishim më as dëshirë, as vullnet që të merreshim me biznes në atë kohë. Më pas na e kërkuan me qira që ta përdornin si zyrë elektorale gjatë fushatës dhe e dhamë”, shprehet vëllai i Emmyt, Emiljano Hidershaj. Më pas ai tregon se gjatë kohës kur restoranti ishte i mbyllur, babai dha një mendim që lokali t’i dedikohej plotësisht Emmyt, si një kujtim për të dhe që ajo të dukej sikur ishte ende pranë tyre. "Lokali që kemi do të mbajë emrin e Emmyt. Sapo ta hapim sërish, do të shkruajmë emrin e saj”. Kjo ka qenë ideja e Ali Hidershajt, i cili ende nuk është pajtuar me vdekjen e së bijës, shkruan gazeta Panorama. Në tavanin e lokalit është shkruar me mermer emri i artit të këngëtares Elsina Hidershaj, "Emmy” dhe rreth emrit janë skalitur yje dhe çelësi i solit, që ajo i kishte tatuazh në sup dhe në krah. "Nuk ka shumë që e kemi vendosur emrin e Emmy-t në lokal. Por do të shtojmë edhe gjëra të tjerë”, tregon vëllai, Emiljano. Sipas tij, në të gjitha faqet e murit të lokalit do të vendosen fotografi të saj, do të gdhenden në mur në formën e pikturës. Ndërsa me kalimin e kohës në sfond do të dëgjohen vetëm këngët e Emmyt, që kushdo që të jetë në lokal të mendojë se ajo është ende gjallë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D