Kryesore » 2012 » Gusht » 25 » Nik Xhelilaj zë vendin e Ezelit
6:16 PM
Nik Xhelilaj zë vendin e Ezelit
Nik Xhelilaj mund të zërë vendin e Ezelit në zemrat e fansave të telenovelave turke. Kayýp Þehir Dizisi është prodhimi më i ri turk i targuar nën logon e kanalit të ndjekur turk Kanal D. Seriali turk trajton një histori mjaft interesante dhe premton sukses. Ajo që e bën edhe më të rëndësishëm për Shqipërinë është prania e aktorit shqiptar Nik Xhelilaj. Për herë të parë një aktor shqiptar merr pjesë në rol kryesor në një prodhim turk. Aktualisht seriali është duke u transmetuar në Kanal D, dhe sipas disa portaleve të ndryshme online, ky serial së shpejti do të transmetohet edhe nga një stacion televiziv shqiptar, shkruan BW. Seriali "Të humbur në qytet” tregon jetën në rrugët e pasme të Stambollit, të tragjedive njerëzore të shkaktuara nga varfëria, gratë, evgjitët, transvestitit, por edhe diskriminimi i zezakëve, çështjet e punës dhe fëmijët e rrugës që punojnë në një botë të dhunshme janë disa nga çështjet që ngrihen në këtë film. Një film, i cili flet për qytetet e mëdha dhe njerëzit shpesh të vegjël e të papërfillshëm që i popullojnë. Pas çdonjërit prej tyre qëndron një histori e tërë. Pikë qendrore e gjithë kësaj historie që ndodh në këtë lagje, është ajo e familjes Toptash, që vjen nga Deti i Zi. Pas zhdukjes së kryefamiljarit, Merjemja, gruaja e tij dhe fëmijët fillojnë të kërkojnë babanë e tyre të dashur. Por, papritur Merjemja me 5 djemtë dhe një vajzë do të mbetet e ve me gjashtë fëmijë. Nik Xhelilaj luan rolin e 22-vjeçarit Kadir, që është një nga djemtë e familjes Toptash. Seriali, nëpërmjet dramës së familjes Toptash përshkruan luftën për mbijetesë, por edhe rrugët e errëta të Stambollit, që sjellin në ekran një dramë njerëzore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D