Kryesore » 2012 » Mars » 14 » Nexhmije Pagarusha ndalon emetimin e videoklipit “Baresha”
3:33 PM
Nexhmije Pagarusha ndalon emetimin e videoklipit “Baresha”
Ani pse ka pritur pesë dekada për të parë videoklipin e kryehitit "Baresha”, bilbili i Kosovës nuk ka lejuar më shumë se dy muaj transmetimin e tij. Këngëtarja Nexhmije Pagarusha ka "trokitur” në dyer të televizioneve kosovare për të kërkuar që të mos lansohet videoklipi që për herë të parë u pa në ditën e dhjetë të janarit, shkruan sot "Koha Ditore”. Videoklipi i këngës "Baresha” është realizuar nga "Kooperativa”, me iniciativë të Muzeut të Kosovës dhe është përkrahur nga Ministria e Kulturës."Kam shkuar në televizione dhe kam kërkuar që të mos transmetohet dhe kanë pasur mirëkuptim”, ka thënë Pagarusha, pa pranuar të zbulojë arsyet e kësaj kërkese. "Arsyet nuk mund t’i jap tani”, është përgjigjur shkurt ajo.
Yll Çitakun, regjisorin e videoklipit "Baresha”, ky lajm e ka zënë në befasi.Skenari dhe regjia e videoklipit janë bërë nga Yll Çitaku dhe Arian Rexhepi. Gjithashtu ka qenë një ekip i gjerë artistësh të angazhuar në projekt, siç janë Trupa e Baletit e Kosovës, Krenare Rugova, Rudina Xhaferi, e shumë të tjerë. Xhirimet, të cilat kanë zgjatur rreth dy muaj, janë realizuar në Bjeshkët e Nemuna, në Prizren dhe në Lipjan.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D