Kryesore » 2011 » Maj » 26 » Mourihno largon Valdanon nga Real Madridi
2:03 AM
Mourihno largon Valdanon nga Real Madridi
Pak muaj më parë ju kemi shkruar se këngëtarja Bleona Qerreti, e cila prej disa vitesh jeton në SHBA, parakaloi në tapetin e kuq të eventit të rëndësishëm muzikor, Grammy Awards. Në këtë ngjarje të madhe ishte e pranishme edhe një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare, Kristine Elezaj, e cila është mjaft e njohur në Amerikë.
Natyrisht që Bleona pati vetëm mundësinë të parakalonte, jo të performonte apo të ishte e nominuar për ndonjë çmim. Kjo gjë edhe mund të ndodhë, padyshim, por prej saj, të paktën këto vite, kemi dëgjuar e marrë lajme e foto vetëm për "parakalime” të tilla, edhe pse ka premtuar për fansat një album në anglisht, që do ta bënte pjesë të muzikës botërore. Ndoshta Bleonës nuk po i ecin gjërat shumë mirë me Amerikën, pasi dihet që tregu muzikor atje nuk është i lehtë, por ama na ka rënë shumë në sy fiksimi i saj për eventet e mëdha. 

Tre ditë më parë, pikërisht më 22 maj, Bleona ka qenë e pranishme në eventin muzikor Billboard Music Awards, që u zhvillua në Las Vegas dhe ku performuan yjet botërorë të muzikës, si Beyonce, Rihanna, Britney Spears etj. Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe Bleona kishte zgjedhur një fustan të shkurtër në ngjyrë të kuq, që nxirrte në pah linjat e saj perfekte. Kishte preferuar një look natyral, larg ekstravagancës së dikurshme.

Kohë më parë, Bleona është shprehur se ishte duke u përgatitur vokalisht në kanto me profesionistët më të mirë të fushës në SHBA, sikurse është Mariane Welth, trajneria personale e Celine Dion, Seal etj. "Synimi është që të realizoj 2-3 këngë me grupin e Timberland, që përfshin edhe Ryan Teder, vokalistin e "Too late to apologise”, që ka kompozuar edhe këngën "Halo” të Beyonce”, – është shprehur dikur Bleona, edhe pse deri tani askush nuk ka marrë informacione nga këto plane. Deri tani ka lançuar vetëm një këngë në iTunes (dyqanin më të madh elektronik muzikor në botë). /Standard/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D