Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Motra e Memli Krasniqit, Bubulina, zbukurohet nga kirurgu
8:08 PM
Motra e Memli Krasniqit, Bubulina, zbukurohet nga kirurgu
Filloi karrierën si këngëtare, realizoi disa këngë dhe u pëlqye shumë nga publiku, edhe pse ishte në moshë të re. Por siç duket, muzika nuk ishte ajo që i fle në zemër. Popullariteti i Bubulinës filloi pas bashkëpunimit me Bleron (kunatin e saj) me të cilin realizoi disa këngë, ndërsa më pas pauzoi në muzikë, për t’u rikthyer më pas përsëri me disa këngë të reja dhe për t’i dhënë fund karrierës muzikore e për të filluar një karrierë të re në politikë. Bubulina në Kosovë, përveç si këngëtare, njihet edhe si motra e Memli & Teuta Krasniqit, të cilët tashmë janë të promovuar në publik si këngëtarë, aktorë e politikanë. Pas mbarimit të studimeve, Bubulina Krasniqi u rangua në listë si më e mira nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke u zgjedhur kështu si zyrtare e lartë në këtë Ministri. Pas fillimit të punës, Bubulina ka shtuar kujdesin për veten dhe look-un e saj. Është vënë re edhe ndryshimi në pamjen e jashtme, që ngre dyshimet se politikania e ardhshme ka vizituar kirurgun duke fryrë buzët dhe mollëzat. Se edhe politika kërkon sakrifica në pamje dhe look, këtë më mirë e vërteton pamja e Bubulinës, e cila ka hedhur disa foto të reja me shoqërinë e saj teksa argëtohet nëpër pub-e të Prishtinës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D