Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » Motra e Dafina Zeqirit: Babi na donte të vdekura!
1:40 PM
Motra e Dafina Zeqirit: Babi na donte të vdekura!
Besa, e cila për momentin është e martuar, jeton dhe punon në Suedi. Versioni i saj është se i ati i ka braktisur kur kanë qenë të vogla.Njëzet e dy vjet histori e dhimbshme, të cilën deri më sot ndoshta askush nuk e imagjinonte. Nebih Bajraktari, i ati i njërës prej këngëtareve më të popullarizuara në skenën shqiptare, Dafina Zeqiri, zgjodhi gazetën "Panorama” për të rrëfyer pengun e madh, sepse nuk arrinte të takonte dhe të njihte të bijën, të cilën për herë të fundit e kishte parë në moshën 2-vjeçare. 
Pas publikimit të lajmit në gazetë, portale e media të ndryshme, Dafina zgjodhi heshtjen dhe nuk deshi të prononcohet rreth këtij rasti. Ajo që flet dhe tregon një tjetër version të ngjarjes është e motra, Besa, e cila për momentin është e martuar, jeton dhe punon në Suedi. Versioni i saj është se i ati i ka braktisur kur kanë qenë të vogla, ndërsa policia dhe gjykata suedeze i ka gjetur ato në një fshat të Ferizajt.

Besa Zeqiri (Tafari), pas disa tentativave, pranoi të flasë rreth historisë që u publikua në gazetën "Panorama” e rrëfyer nga i ati i tyre..

"Babai jonë asnjëherë nuk është kujdesur për ne, ai na ka dashur të vdekura kur kemi qenë bebe të vogla”, është shprehur ajo.

Kjo që thua është shumë e rëndë, na trego ndonjë detaj më shumë?

Pasi të shihni dokumentacionin e lëshuar nga policia dhe gjykatat suedeze, ato le të flasin se si Nebih Bajraktari na ka braktisur mua dhe Dafinën kur kemi qenë të vogla, unë 5 muajsh kurse Dafina 15 muajsh.

Dhe më pas si kanë rrjedhur gjërat, kush ju ka gjetur?

Pas 6 muajsh, policia suedeze na ka gjetur në një fshat të Ferizajt.

Çfarë dini tani për babain tuaj?

Në pyetjen se çfarë dinëBesa dhe Dafina për babain e tyre, Besa është përgjigjur se ai ka filluar një jetë të re me një tjetër bashkëshorte dhe në fillim ka bërë dy fëmijë, ndërsa sot ka 8-9 fëmijë, plus mua dhe Dafinën.

Kur ka tentuar që të kontaktojë me ty dhe Dafinën?

Ai asnjëherë nuk ka tentuar të na kontaktojë, deri kur Dafina u bë e famshme, por ai asnjëherë nuk ka pyetur për mua…

Ai ka thënë se ju ka ndihmuar ju kur keni ikur nga shtëpia…

Kur unë fillova punën si modele, ai bëri gjithçka që të më manipulojë dhe të më marrë afër dhe pasi ia arriti qëllimit, ai filloi të gënjejë për gjithçka dhe është munduar të shkatërrojë gjithçka. Ngjason shumë me atë person që kur gënjen, më pas fillon të besojë në gënjeshtrat e tij. Të gjithë këta persona kanë nevojë për psikolog.

Po tani si do të vazhdojë kjo histori, keni menduar për ndonjë hap më tej?

Jam shumë krenare të them se unë nuk jam vajza e tij. Kjo është një histori e mbyllur. Një person që ka shumë fëmijë dhe gjysma e tyre jetojnë si jetimë, pasi i ati nuk i do, kjo do të thotë se jo të gjithë njerëzit mund të kenë fëmijë, fëmijët nuk janë investim i prindërve për të fituar para. Një këshillë për të gjithë prindërit të cilët i duan dhe kujdesen për fëmijët e tyre që nga dita e lindjes: shumë respekt për ata. Nëse nuk e do vetveten, nuk mund të duash të tjerët.

Ju punoni si modele në Suedi, por shumë pak jeni pjesë e mediave shqiptare. Pse?

Arsyeja pse unë nuk jam pjesë e mediave shqiptare është se ashtu kam zgjedhur, jam duke punuar si modele dhe jetoj me bashkëshortin tim, për momentin jetoj një jetë të pastër dhe perfekte larg mediave…
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D