Kryesore » 2012 » Maj » 14 » Modelja shqiptare në SHBA, nga anoreksike në...
3:26 PM
Modelja shqiptare në SHBA, nga anoreksike në...
Modelja prej vitesh jeton në USA, ku edhe studion për biologji e njëkohësisht jep edhe mësim veç modelingut. Së fundmi ajo ka qenë imazh i veshjeve pranverore në revistën EM, një eksperiencë të cilën e ndan edhe me lexuesin shqiptar. Alba Meçaj rrëfen shumë për veten dhe për atë sesi bota e modës funksionon në Amerikë, ku vështirësitë janë të mëdha. 
Alba, si po shkon karriera juaj në Amerikë?

Tashme unë ndihem shumë e kënaqur me karrierën time dhe ku kam mbërritur. Vazhdoj të jem e dedikuar dhe e apasionuar në këtë fushë.

Së fundi ju kemi parë që keni pozuar për një revistë të huaj ‘EM’. Si arritët të ishit pjesë e kësaj reviste?

Revista ‘EM’ deklaroi një konkurs, ku do të zgjidhej një femër ose mashkull për të ekspozuar veshjet dhe stilin veror të 2012-ës në kopertinën e revistës. Si fillim unë u seleksionova në zgjidhjen e parë të konkurrimit, por nuk e prisja të fitoja, sepse numri i aplikantëve përbëhej nga të gjitha shtetet e Amerikës. Mbas dy muajve unë marr një telefonatë, ku editorja e revistës më lajmëroi se isha fituesja e konkursit dhe së shpejti do bëja një udhëtim në Washington, pasi do të paraqitesha në studio. Ishte vërtet një eksperiencë e bukur dhe shumë e papritur për mua të përfaqësoja veshjet në kopertinën e revistës nga firma shumë të njohura si Zara, BCBG, Tom Ford, Betsey Johnson, TopShop etj.

Sa e vështirë është të jesh modele e suksesshme në Amerikë?

Është e vështirë, sepse Amerika përbëhet nga të gjitha shtetet e botës dhe përmban të gjitha kombësitë e ndryshme, prandaj dhe konkurrenca është e madhe. Aq më tepër preferencat e kompanive vazhdimisht ndryshojnë, por patjetër është një fushë tepër e bukur dhe e vlerësuar.

Ju, si e konsideroni karrierën tuaj të deritanishme?

Deri tani unë kam pasur fat dhe sukses në karrierën time. Sapo nënshkrova një kontratë të re gjatë verës në qytetin e Athinës.

Cilat kanë qenë markat më të njohura me të cilat keni punuar?

Un e kam filluar këtë karrierë që në gjimnaz dhe kam punuar me shumë kompani të ndryshme. Disa më të njohurat kanë qenë Macy’s, Reem Acra, Baby Phat, Apple Bottom’s, Levi’s, Bare Necessities, Ed Hardy, Venus, Urban Expressions, Jasz Couture, Hollywood Tans, Mauboussin etj. Kam pasur ekspozitë në kanale televizive të Amerikës dhe disa revista amerikane dhe latine.

A i njihni modelet e tjera shqiptare, si Emine Cunmulaj, Martini apo Zana Krasniqin? Nëse po, ç’raporte keni me to?

Kam pasur rastin të takoj Eminen, Angelën, dhe Zanën, por nuk kam raporte me to. Me Zanën do të bashkëpunoja në një projekt për një kompani fustanesh, ku stilistja na zgjodhi ne të dyja për të përfaqësuar linjën e saj të koleksionit të 2011-ës. Mesa dëgjova, Zana pati probleme me vizën për të ardhur në New York dhe u zëvendësua nga një modele tjetër. Sigurisht që unë do të kisha shumë kënaqësi të punoja me të.

Mund të na thoni se si ishin fillimet tuaja në këtë fushë?

Fillimi ishte shumë i vështirë për mua. Megjithëse unë kisha shoqe në këtë fushë, nuk kam pasur ndihmën e askujt. U jam mirënjohëse atyre kompanive dhe drejtorëve që patën besim dhe më ofruan shansin për hapat e parë në modë. Gjithashtu kam pasur një mbështetje shumë të madhe prej grimieres së njohur shqiptare, Suzana Halili, e cila punon me "Miss Universe”.



Alba, ia vlen të bësh modeling sot?



Prej eksperiencës sime, moda është një fushë të cilën shumë njerëz e ëndërrojnë. Është një kënaqësi kur futesh në një dyqan dhe shikon fustanin që e ke reklamuar vetë. Kjo fushë të ofron dhe rastin për të udhëtuar, ku mbi të gjitha çdo gjë është e paguar.



Janë të pasura modelet si ju në Amerikë?



Fusha e modës në Amerikë është e vlerësuar shumë, por modelet punojnë me projekte dhe jo për ditë. Kështu që modelet vazhdimisht konkurrojnë për të fituar një projekt tjetër. Në përgjithësi, reklamat dhe katalogët ofrojnë pagë më të mirë se "Fashion show” apo spikerë, por kjo varet.



Një ditë e zakonshme si është për ty?



Unë paralelisht me modelimin vazhdoj studimet për biologji. Gjithashtu jap mësim katër orë në gjimnaz. Vazhdimisht kam takime me kompani ku tashmë jam e punësuar rregullisht. Kur një kompani e re është e interesuar, drejtorët kreativë zgjedhin disa talente dhe vendosin ditën për intervistë. Mbas një interviste ku modelet e zgjedhura paraqiten, atëherë kompania vendos dhe zgjedh se kush do të përfaqësojë linjën e tyre të sezonit. Çdo ditë është e papritur dhe emocionuese.



Mashkullin e jetës e preferoni shqiptar, apo amerikan?



Definitivisht shqiptar.



Do dëshironit të kishit në krah një person të famshëm?



Jo. Unë e vlerësoj më tepër një person të thjeshtë dhe të dashur.



A keni rrezikuar ndonjëherë të keni anemi, siç dëgjojmë shpesh për këtë problem, tek modelet e ndryshme?



Jo, asnjëherë. Shumë modele kërkojnë të bëhen të dobëta, sepse sa më e dobët, aq më gjatë krijohet imazhi i tyre. Unë kam ndjekur drejtimin e reklamës dhe katalogëve, ku gjatësia më tepër kërkohet në "Runway” dhe "High fashion”. Aq më tepër që asnjë nga kompanitë me të cilat kam punuar kanë kërkuar që unë të humbas peshë. Sigurisht që disa kompani kërkojnë modele më të gjata dhe më të dobëta… Unë nuk kam pasur dëshirë të ndryshoj imazhin tim dhe kjo është zgjedhja ime.



Sa të transformon fama?



Varet se si një person e zgjedh famën. Unë kam të njëjtën shoqëri dhe të njëjtën mënyrë jetese.



Veç modelimit, a keni ambicie të tjera në art?



Po. Më pëlqen muzika. Kam marrë pjesë në shumë koncerte muzikore në Shqipëri dhe në Amerikë.



Së fundmi me Shqipërinë, çfarë lidhjesh mbani?





Kohët e fundit, Shqipërinë e kam vizituar për pushime çdo verë dhe më pëlqen jashtëzakonisht shumë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D