Kryesore » 2011»Qershor»27 » Ministri Krasniqi priti finalistin e “Kroacia kërkon yllin” Mark Markun
3:20 PM
Ministri Krasniqi priti finalistin e “Kroacia kërkon yllin” Mark Markun
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Memli Krasniqi, priti sot Mark Markun, kosovarin që ka zënë vendin e tretë në spektaklin televiziv "Kroacia kërkon yllin”, në Kroaci. Ai megjithëse zuri vendin e tretë kishte një mbështetje të madhe nga audienca. Në këtë takim, ministri Krasniqi e përgëzoi Markun për suksesin e arritur dhe vullnetin që ka për zhvillim të talentit. Ministri po ashtu e vlerësoi shumë faktin që Marku në çdo moment ka përmendur vendlindjen e tij dhe e ka thënë në çdo rast se ai përfaqëson shtetin e Kosovës.Mark Marku falënderoi ministrin për interesimin që ka treguar dhe që vazhdimisht e ka kontaktuar para dhe pas çdo gare. Në këtë takim e pranishme ishte edhe Ivana Nobilo Cetinski, presidente e agjencisë "Nobilo&Cetinski”, që tash e tutje e ka në menaxhim karrierën e Markut. Zonja Ivana Nobilo Cetinski njoftoi ministrin për planet që kanë për të ardhmen rreth karrierës së kosovarit Mark Marku. Ministri konfirmoi mbështetjen e plotë për talentët kosovarë si në muzikë, po ashtu edhe në fusha të tjera. Mark Marku është i lindur dhe rritur në Prizren. Para tetë muajve ai kishte shkuar në Kroaci për të vazhduar shkollimin për violinë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS