Kryesore » 2012 » Prill » 28 » Megan Fox, definitivisht shtatzënë
1:17 PM
Megan Fox, definitivisht shtatzënë
Edhe pse për disa javë është spekuluar rreth shtatzënisë së aktores Megan Fox, më në fund ky lajm është konfirmuar.Një nga femrat më seksi në botë, bashkë me bashkëshortin e saj, Brian Austin Green, presin fëmijën e tyre të parë – është konfirmuar edhe zyrtarisht.Siç transmeton "E!News” çifti i cili u martua në vitin 2010 janë të entuziazmuar për këtë! "Unë dua të paktën dy fëmijë, mundet edhe tre", kishte thënë Megan Fox në numrin e kaluar të revistës amerikane "Cosmopolitan”.

Ky do të jetë fëmija i dytë i Austin, i cili tashmë ka një djalë 10-vjeçar me ish-të dashurën Vanessa Marcil.

"E kanë marrë vesh kohët e fundit dhe janë skajshmërisht të ngazëllyer. Është ende herët, kështu që çifti lajmin e lumtur e ka ndarë vetëm me familjen e tyre të ngushtë dhe me miqtë", ka zbuluar për "Radar Online” një mikeshë e aktores, duke shtuar se lajmi i shtatzënisë i ka kapur të papërgatitur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D