Kryesore » 2012 » Prill » 29 » Mediat evropiane: Dafina “Lady Gaga” kosovare!
2:15 PM
Mediat evropiane: Dafina “Lady Gaga” kosovare!
Një nga portalet më të njohura në Europë, që ndjek gati çdo artist të njohur nga gjithë vendet europiane e botërore, ka vendosur që të shkruajë e të vlerësojë lartë pop-këngëtaren kosovare Dafina Zeqiri. E kanë krahasuar me pop-yllin botëror Lady Gaga, duke thënë se edhe përkundër xhelozisë së tepërt që shfaqin kundër saj, Dafina përsëri di të bëhet e fortë dhe të rikthehet me projekte eksplozive. Ja se çfarë shkruhet në artikullin e tyre, transmeton Vipat."Vitin e kaluar ne njoftuam për herë të parë në këtë blog për këngën fantastike të Dafina Zeqirit me titull ‘Supernova’, ndërsa ajo tashmë ka sjellë të njëjtën këngë por në versionin anglisht. Kënga vjen në një version akoma më të fortë dhe me një tekst shumë të dashur. Jemi të lumtur që takuam Dafinën muajin e kaluar në Los Angeles teksa ajo filmonte videoklipin e ri. Duke mos dashur të harrojmë Rita Orën, e cila ka më shumë të bëj me Londrën se sa me Kosovën apo Shqipërinë, Dafina është një yll i vërtetë në gjithë regjionin të cilën e duan, e kërkojnë e urrejnë e respektojnë dhe ajo do të jetë një yll i vërtetë. Ajo është një Lady Gaga e Kosovës, ndërsa kritikët dhe ata që xhelozojnë për të duan që karriera e saj të shkojë poshtë. Por përkundrazi, Dafina është shumë e fortë dhe nuk ndalet duke nxjerrë klipe tepër kualitative me stil botëror”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D