Kryesore » 2012 » Shkurt » 7 » Më e mirë e ëma se e bija…
12:38 PM
Më e mirë e ëma se e bija…
Ne shqiptarët si popull ballkanas e kemi pëlqyer gjithnjë alegrinë, zhurmën, harenë, muzikën, qejfin! Nëse na kujtohet një këngë të vjetër tradicionale tiranase të gjithë jemi gati për t’u çuar në këmbë e ta kërcejmë, pavarësisht nga vendi dhe koha. "Më e mirë e ëma se e bija” pa diskutim që na ka mbetur në mendje si shprehje, sidomos kur ky fakt është reflektuar qartazi në gëzimet e ndryshme ku kemi marrë pjesë, teksa i shihje përballë dy zonja simpatike, por nuk dalloje aspak se mund të kishin një lidhje të fortë gjaku.E ëma reflektonte freski e ëmbëlsi sikur koha të kish ndalur dhe askujt nuk i pëlqente teksa dëgjonte të bijën ta thërriste "mami”! Përmes kësaj faqeje dëshirojmë t’ju njohim me disa prej personazheve tanë publikë, që shprehja e përdorur si slogan u shkon më së miri. Bashkangjitur fotos keni dhe komentin përkatës, mbetet në dorën tuaj, të dashur lexues, të zgjidhni mes nënës dhe bijës!
Argjentina dhe Suzana - Bëhet fjalë për dy bukuroshe, të cilat mund të vënë në radhë të njëjtin numër meshkujsh! Suzana, përveçse një zonjë e hijshme, është edhe një fotografe e shkëlqyer. Me tipare të theksuara brune, me një shikim joshës, e ëma e këngëtares na e tregon më së miri "çelësin” e bukurisë së Argjentinës. Qëndron pranë së bijës dhe është një konsulente fantastike, e kuron atë në çdo detaj të pamjes, duke i realizuar albume të panumërta profesionalë fotografikë. Komplimente!

Albërie dhe Anxhelina - Përveç pamjes, Anxhelina ka "vjedhur” prej së ëmës edhe profesionin si këngëtare. Të dyja kanë krijuar një lidhje të fortë, pa barriera, megjithatë Albëries kohët e fundit po i mungon çdo ditë buzëqeshja e Xhinës. Ajo është larguar për në Amerikë me studime dhe momentet kur mund t’i shihnim përkrah po na mungojnë dhe neve. Gjithsesi, diva e muzikës mbetet në formë perfekte dhe e kujdesshme ndaj pamjes.

Çiljeta dhe Majlinda - Ndërsa ajo e trukon dhe kujdeset për flokët e Çilit, këngëtarja relaksohet në duart e së ëmës për të qenë gati për performancat e radhës. Këtë herë kemi të bëjmë me një "mami fanse të çmendur” të së bijës. Një ngjashmëri për t’u admiruar mes të dyjave bën që t’i dallojmë menjëherë edhe kur gjenden në distanca të largëta nga njëra-tjetra. Zonja Majlinda është karizmatike, plot humor e batuta, njëherazi edhe shumë simpatike. Çili, një pjesë të mirë të suksesit është e domosdoshme t’ia kushtosh mamit, jo vetëm se të solli në jetë, por që vazhdon ende të të bëjë akoma më të bukur.

Roza dhe Rita - Aktorja e papërsëritshme e humorit, Rita Lati, e ka rritur tashmë Rozën e saj. Ajo aktualisht drejton një emision rinor ku shfaqet tepër këndshëm me veshje trendi dhe lirshmëri përpara telekamerave. Më mirë sesa nënë e bijë mund t’i konsiderosh si dy motra, të cilat ndajnë së bashku jo vetëm kohën, por edhe sekretet më intime. Rita vijon të eksperimentojë në pamje, gjë që evidentohet gjithashtu tek Roza

Tuna dhe Ajla - E ëma e Tuna Sejdiut quhet Ajla, ajo ka qenë e njohur para se vajza e saj të bëhej këngëtare sepse i ati i Tunës ka qenë dikur boksier i njohur. Nën gjurmët e të atit, por me bukurinë e trashëguar nga mamaja, Tuna sot bën pjesë te këngëtaret më të preferuara të mbarë trevave shqiptare. Ju do të pyesni për raportin mes tyre? Është i shkëlqyer, aq më tepër kur në shtëpi kanë pasur një mashkull të fortë, me disiplinë të "hekurt”, dy krijesat e brishta janë lidhur akoma më shumë me njëra-tjetrën.

Leonora dhe Feride - Bukuroshja kosovare përfundimisht ka një familje të bukur. Tri femra për t’u pasur zili, përfshirë këtu të ëmën: zonjën Feride, si dhe të motrën, Blertën. Në foto ato shfaqen duke pozuar teksa shijojnë bardhësinë e dëborës, duke e paralelizuar me shpirtin e tyre të bardhë, të madh. Ua kanë dalë mbanë situatave të vështira, përmendim këtu luftën e përgjakshme të popullit kosovar, dhe sot gëzojnë njëra-tjetrën më shumë se kurrë më parë.

Zanfina dhe Mona - E ëma e Zanfinës quhet Mona. Ajo tashmë menaxhere e vajzës dhe e shoqëron kudo që udhëton. E diplomuar në Fakultetin Filozofik, kjo zonjë intelektuale po i shërben së bijës me të gjitha forcat, duke i qëndruar pranë e duke cekur çdo hap të suksesshëm në karrierën artistike. Kush nuk do ta dëshironte një mama të tillë? Përveçse të bukur, edhe të përkushtuar…Fati ka qenë në anën e Zanfinës!

Genta dhe Shpresa - Një tjetër nënë jo shumë e njohur në ekranin shqiptar është ajo e Genta Ismajlit, e cila qëndron larg syrit mediatik dhe nuk shfaqet përkrah vajzës. Jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat e tjera në Amerikë dhe viziton Gentën sa herë që është nevoja. Shpresa na jep shpresë se bukuria e përjetshme ekziston dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta përgëzojmë për pamjen e mrekullueshme.

Eli dhe Marina - Eli Fara, simboli i bukurisë së femrës shqiptare, ka kaluar jo pak sprova gjatë jetës së saj. Pavarësisht të gjithave, ende sot e kësaj dite mbetet një femër sharmante, elegante dhe në formë të përsosur. Mesa duket, Marina ka trashëguar të njëjtat cilësi nga e ëma dhe megjithëse e kemi parë të shfaqet rrallë në publik, fotoja e dëshmon më së miri raportin fantastik mes të dyjave. Ne i urojmë Marinës fat, jo të njëjtin si mamaja e saj në planin sentimental, por në aspektin profesional jemi të bindur se edhe vetë ajo e kërkon suksesin e Elit



Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D