Kryesore » 2012 » Janar » 7 » MC Kresha dhe Rozi nuk kanë plane serioze
4:37 PM
MC Kresha dhe Rozi nuk kanë plane serioze
Lidhja e tyre u përfol aq shumë gjatë vitit të shkuar, saqë u bë një nga ngjarjet kryesore që shenjuan show-bizin. Rozana Radi lidhet me një reper më të ri në moshë dhe deklaron që falë tij e pëlqen shumë muzikën hip-hop. Sikur të mos mjaftonte kaq, dyshja mediatike Rozi - MC Kresha bënë së bashku një këngë hit "Jaba daba du”, që këto ditë është lançuar me klip, dhe filluan të bashkëjetonin në Prishtinë, në një apartament që e kanë arreduar po bashkërisht. Të gjithë pyesin se si do të shkojë më tej lidhja e çiftit - që edhe Vitin e Ri nuk e kaluan dot me njëri-tjetrin, por reperi nga Mitrovica (një qytet për të cilin siç thotë - i dhemb, por edhe frymëzohet shumë), thotë në një intervistë për "standard” se "nuk i kanë menduar ende këto gjëra”.
Kresha, përshëndetje! Si po shkojnë ditët e para të këtij viti?
Vazhdoj të kem mjaft angazhime, edhe pse kaluan festat e fundvitit. Është përgjegjësi, por në të njëjtën kohë është edhe argëtuese kjo lloj "lodhjeje”.



Kënga jote më e fundit "Hip-hop-in e du” është pritur shumë mirë. Kaq shumë e doni hip-hop-in, më shumë se të dashurën?

Po hip-hopin e dua po aq sa e dua jetën time, për shkak se unë jam rritur me këtë stil jetese e jo vetëm si formë muzikore, por edhe si "lifestyle”.



Klipi i këngës "Jaba daba du” ka dalë këto ditë dhe është pritur shumë mirë. Të gjithë kanë pyetur se përse ka vonuar kaq shumë?

Videoklipin "Jaba daba du” e kanë realizuar "Urban Grafics” dhe nga ata varej se kur do të dilte kënga. Deri tani vonë, videoklipi ka qenë në montazh, por unë gjej rastin që t’i përgëzoj dhe t’i falënderoj shumë për punën që kanë bërë, sepse na kanë realizuar gjëra të mrekullueshme. Unë dhe Lyrical Son kemi punuar gjatë me këtë produksion, edhe gjatë projektit të albumit "Për inat t’njoni-tjetrit” dhe kemi mbetur shumë të kënaqur. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për këngën me Rozin.



Duke qenë se me këtë këngë ti dhe Rozi u pritët mjaft mirë në "Kënga Magjike”, a do të vijojë më tej bashkëpunimi juaj? Për më tepër që Rozi është shprehur se ka nisur t’i pëlqejë shumë muzika që bën ti...

Mendoj që do të vazhdojmë edhe më tej, aq më tepër që siç thoni edhe ju, asaj i ka bërë shumë përshtypje kjo lloj muzike, pasi ai lloj i hop-hopit që dëgjoj unë është shumë cilësor dhe poetik.



Çudi që Rozi është shprehur se nuk ka pasur interes ndaj hip-hopit dhe reperave, pasi në fakt duket sikur ju reperat i tërhiqni femrat si me magnet? Me ty si ka ndodhur, të kanë ardhur përherë femrat nga pas?

Hmmm, s’e di. (Qesh)



Cila është kënga jote më e dashur, realizuar deri më tani? Po bashkëpunimi, pasi ke disa, si me Lyrical Son, me të cilin punon shpesh, Rozanën, Norën, Dafinën?

Çdo bashkëpunim ka vendin e vet, ndaj nuk do kisha dëshirë që të bëja dallime në këtë rast, sepse pastaj mund të ndodhë që të hidhërohet ndokush, hahaha.



Si gjykon, në ç’nivel dhe fazë është momentalisht muzika hip-hop në trojet shqiptare? Është e vërtetë që ju shqiptarët e Kosovës këndoni më mirë rep, sesa ne këtej?

Mendoj që repi është gjithkund i njëjtë, por varet sesa është adaptuar kultura urbane në x vend. Tek ne në Kosovë hip-hopi ka lindur më herët, që në vitin 1991- ’92, e po ashtu në atë kohë është krijuar edhe gjuha e rrugës, siç e quajmë nga anglishtja "slang”. Gjuha e rrugës tek ne është më e përshtatshme për tekste me ritëm hip-hop. Shikoni, hip-hopi si pjesë e kulturës urbane është si verë, sa më e vjetër që të jetë, aq më e shijshme bëhet. Por, kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ka rap, në asgjë mënyrë jo, madje do të thoja që është duke ecur përpara me ritme të avancuara.



Bashkë me Lyrical Son jeni shprehur hapur kundër tallavasë, madje keni bërë edhe një këngë për këtë temë. Shumë persona aluduan se indinjata juaj i kushtohej Flori Mumajesit. Është e vërtetë kjo?

E kam thënë edhe më herët, por po e përsëris sërish meqenëse qenka e nevojshme, që muzika tallava nuk ka të bëjë me Flori Mumajesin dhe ajo që kemi thënë ne ka të bëjë me tallavanë si nocion, jo me një titull kënge.



Çfarë lidhje ka hip-hopi me Psikologjinë, degë për të cilën ti vijon studimet e larta?

Çdo gjë në jetë ka të bëjë me psikologjinë, shkenca mbi shpirtin patjetër që ka të bëjë edhe me një muzikë aq shumë shpirtërore siç është hip-hopi.



Kresha, qyteti yt, Mitrovica, ka qenë një zonë e nxehtë në konfliktin me serbët. Sa të ka inspiruar kjo për këngët e tua?

Qyteti im vazhdon të jetë ende zonë e nxehtë. Është e dhimbshme, sidomos për qytetarët shqiptarë që jetojnë në pjesën veriore të zonës, të cilët përballen me shumë vështirësi në jetë, sigurinë e jetës në radhë të parë. Nga ana artistike është tejet inspirues, mua më frymëzon jashtëzakonisht shumë për vete. Me pak fjalë: Me të gjitha ato vuajtje është qytet krenar/ industrial, vendlindja e rock-ut shqiptar/ i bekuar me ujë e xeherore si thesar.



Ti dhe Rozi e kaluat bashkë Vitin e Ri, pasi te "Takimi i Pasdites” ajo u shpreh se jeni duke mobiluar së bashku shtëpinë tënde të re në Prishtinë. Jetoni bashkë?

Unë dhe Rozi jetojmë bashkë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, por Vitin e Ri e kemi pritur të ndarë pasi kemi qenë në punë, kështu është kjo punë.



Ti i ke bërë edhe një ftesë të hapur asaj për të bashkëjetuar. Do të thotë kjo që lidhja juaj po bëhet goxha serioze, me hapa të mëtejshëm si fejesa, martesa etj?

Jo, nuk i kemi menduar ende këto gjëra, s’kam bërë plane të tilla.



Së fundmi, çfarë pret MC Kresha nga viti 2012?

Pres heqjen e vizave nga BE-ja dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D