Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Mark Marku në Top 5 (Video)
1:08 AM
Mark Marku në Top 5 (Video)
Mark Marku po vazhdon ta jetoj ëndrrën në garën "Kroacia kërkon yllin”. Të premten mbrëma u eliminua Ines Huskic pas një gare të fortë ndërsa kosovari Marku tashmë ka hyrë në top-5 si një nga favoritët për ta fituar garën. Konkurrentët e kësaj nate kënduan nga 2 këngë të përzgjedhur vetë ndërsa në të tretën u paraqitën së bashku. Në dy performancat prizrenasi ishte shumë I mirë sa që një anëtar jurie, Tony pasi këndoi këngën e Ricki Martin-it, "La Vida Loca” i tha se "Mendoj që të duan të gjitha vajzat dhe gjyshet dhe jeni një konkurrent serioz për fitore”.

Më pas, Mark Marku këndoi këngën e tij emocionale "Vetëm" të Oliver Dragojeviç ku mori duartrokitjet më të mëdha dhe vlerësimin maksimal të jurisë. "Ju jeni një katastrofë për skenën tonë. Duhet të iu ndalojmë të këndoni në sallat me dysheme dhe parket sepse do të rritet lagështia kur të qajnë gratë” tha anëtari jurisë, Tony. Mark Marku po vazhdon suksesshëm garën në Kroaci, në vendin ku shkoi dy vite më parë nga Kosova për të ndjekur studimet për muzikë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D