Kryesore » 2012 » Qershor » 30 » Loreta Avdyli, e bukura e diasporës në Gjermani
6:26 PM
Loreta Avdyli, e bukura e diasporës në Gjermani
 Loreta Avdyli ka rrëmbyer kurorën si më e bukura në diasporë fundjavën e kaluar, në një konkurs bukurie në Dusseldorf të Gjermanisë. Ajo është një gjimnaziste vetëm 17 vjeçe dhe ka triumfuar në mesin e 20 bukurosheve nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora në spektaklin "Miss Diaspora Germany 2012”. Ambasadorja e bukurisë së diasporës tashmë ka trokitur në dyert e artit të bukurisë. Bukuroshja me origjinë nga Gjilani ka marrë ftesa nga producentët të njohur të spektakleve të modës dhe të bukurisë në Kosovë e diasporë, njofton portali albinfo.Po ashtu Loreta do të përfaqësojë bukurinë e diasporës në një garë tjetër bukurie në "Miss Dusseldorf”, që do të mbahet në muajin shtator, nga ku pretendon pjesëmarrjen edhe në "Miss Germany”.Producentja e këtij evenimenti në Gjermani, si dhe pronarja e agjencisë "Noah Entertanimant”, Malbora Gurra, tha se do përkrahin edhe në të ardhmen Loretën në botën e artit të bukurisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D