Kryesore » 2012 » Shkurt » 7 » Linda Halimi: Lidhja ime me Big D…
12:29 PM
Linda Halimi: Lidhja ime me Big D…
Sërish shfaqeni në klip me menaxherin tuaj. Duket sikur e bëni enkas dhe luani me median duke e përfshirë në një histori të mundshme dashurie.Kemi qenë temë e vitit nëse mund të them dhe pavarësisht se shpesh më kanë prekur shpifjet që janë bërë mbi emrin tim, në fund thashë t’ju jap pak material dhe të kenë për çfarë të flasin ( qesh). Sepse tashmë kam marrë imunitet ndaj thashethemeve dhe përkundrazi i falenderoj për promovimin. Me qëllim, e kam ftuar Big D të jetë pjesë e klipit dhe e falenderoj shume për durimin që ka patur e që ka qëndruar i pamposhtur gjatë xhirimeve në orën dy të natës në temperaturën 2 gradë nën zero. E falenderoj që më ka nderuar.
Në fakt sipas një burimi të sigurt thuhet se ju jeni bashkë e madje që nuk ndaheni për asnjë çast, është e vërtetë?Ashtu? ( qesh), e kush qenka burimi sepse dua ta di…
Është e rëndësishme vëmendja mediatike për një këngëtare aq sa të trillojë histori rreth jetës private?
Kurrë nuk jam munduar të bëj famë përmes jetës sime private dhe gjithmonë e kam përformancat Live). Përndryshe, flasin apo s’flasin për mua, unë do vazhdoj të bëj qejfin tim sepse nuk merakosem shumë.
Cili është kompromisi më i madh që keni bërë për hir të muzikës?

Shpesh kam lënë pas shumë kënaqësi që një vajzë e moshës time do të bënte. Gjithmonë jam menduar mirë para se të bëj ndonjë gjë meqë duhet të ruaj imazhin. Por kurrë nuk merakosem se çfarë do të mendonin të tjeret sa i përket jetës përsonale, kurse në muzikë jam munduar të jem më konservative dhe jo të jem një simbol pornografik. Njerëzit me kanë pranuar siç jam dhe kur kam patur 20 kg më shumë dhe mendoj se ata njerëz do më duan sido që të ndryshoj meqë ata më kanë vlerësuar vokalin. E nëse vijnë të më ndjekin nëpër koncerte e bëjnë sepse duan të më dëgjojnë e jo të më shohin të veshur me mbathje.

Cila është sakrifica më e madhe që do të bëje në emër të muzikës?
Do të bëja 5 vite pauzë, që kur të kthehesha të vija me një kryevepër. Kjo do të ishte sakrificë, por nga ato të mirat ndaj do t’ia vlente.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D