Kryesore » 2012 » Shkurt » 19 » Linda Halimi fejohet me Big D?
9:17 PM
Linda Halimi fejohet me Big D?
Gënjeshtra e këngëtares Linda Halimi se mes saj dhe menaxherit Davon Edëards (Big D) nuk ka asgjë më shumë se shoqëri, në fund u dekonspirua. Ata që shfaqeshin së bashku kudo në çdo event, e kanë bërë publike lidhjen e tyre me fejesë. Po si është njohur Linda me Big D? Siç ka treguar dhe vetë këngëtarja, e cila në fillimet e saj ka kënduar në kishën amerikane në kampin Bondsteel në Ferizaj, aty ka takuar Davonin, i cili atë kohë ka shërbyer në forcat e KFOR-it amerikan. Për një kohë të gjatë Linda ka performuar hite të njohura botërore me rastin e festave dhe meshave të ndryshme në këtë kishë, ndërsa më vonë filloi një karrierë artistike me pjesëmarrjen në shumë festivale. Këngëtarja e njohur pas vetes ka një fejesë të dështuar, e cila thuhej se ishte shumë ideale, por më vonë doli ndryshe, pasi Linda u nda nga kitaristi Ilir Halili dhe filloi të shijonte jetën si ‘’single lady’’.Bëri disa ndryshime në stilin e saj, filloi të duket më seksi, ndryshoi gardërobën, mënyrën e të kënduarit, udhëtoi drejt S h – teteve të Bashkuara të Amerikës për të realizuar disa projekte muzikore pikërisht në bashkëpunim me Big D, takoi idhullin e saj Britney Spears e natyrisht, takoi edhe prindërit e Davonit. Tentoi disa herë të përgënjeshtrojë lajmet ku lakohej emri i saj dhe i Big D, të cilin e prezantonte për një kohë të gjatë si menaxher, por në fund u dorëzua. Ajo është fejuar me menaxherin e saj pikërisht në Ditën e të dashurarve. Dhëndri i huaj, nuses së ardhshme i ka dhuruar edhe unazë prej diamanti, ndërsa këngëtarja tashmë ka ndryshuar statusin e saj në facebook dhe ka shkruar një mesazh për të gjithë miqtë e saj. ‘’Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe urimet. Ky Shën Valentin ka qenë gjithçka si në ëndërr dhe ndihem e bekuar që kam pranë një njeri si ai… ‘’, thuhet në fund të mesazhit të Lindës. Ne tentuam të kontaktojmë këngëtaren dhe të fejuarin e saj, por asnjëri nuk prferoi të japë ndonjë deklaratë më tepër rreth fejesës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D