Kryesore » 2012 » Gusht » 11 » Liam Neeson, sërish kundër mafias shqiptare
0:00 AM
Liam Neeson, sërish kundër mafias shqiptare
Paradoksi i filmit është se, edhe pse do të ketë sërish një bandë shqiptare, në kastin e tij nuk ka asnjë aktor shqiptar. Madje, edhe figura e bosit Murad Hoxha interpretohet nga aktori kroat me etni serbe, Rade Serbedzija.Aktori anglez Liam Neeson është vënë sërish në luftë kundër krimit të organizuar shqiptar, por vetëm në film.Në muajin tetor në kinematë franceze, dhe më pas më gjerë, do të shfaqet filmi "Taken 2”, ku Neeson interpreton agjentin e tërhequr të CIA-s, Bryan Mills.Këtë herë ai do të shpëtojë familjen e tij nga hakmarrja e bosit shqiptar Murad Hoxha, babai i personazhit Marko Hoxha që u vra në filmin e parë nga Neeson pasi i kishte rrëmbyer të bijën.Gjithashtu, Neeson do t’i duhet të shpëtojë edhe nga njerëzit e sheikut të vrarë po në episodin e parë të sagës, në një jaht luksoz në ujërat e Senës, në Paris.

Paradoksi i filmit është se, edhe pse do të ketë sërish një bandë shqiptare, në kastin e tij nuk ka asnjë aktor shqiptar. Madje, edhe figura e bosit Murad Hoxha interpretohet nga aktori kroat me etni serbe, Rade Serbedzija.

Ky i fundit është i njohur në qarqet kinematografike evropiane, por për publikun mund të jetë më i njohur për interpretimin e oligarkut rus Ivan Tretiak në filmin "Shenjtori”, me Val Kilmer, si dhe për rolin e doktorit që shpiku virusin Kajmera në "Mission: Impossible 2”.

Filmi "Taken 2” është një prodhim francez me regjisor Oliver Megaton dhe producent të mirënjohurin Luc Besson, i cili ka shkruar edhe skenarin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D