Kryesore » 2012 » Shkurt » 28 » Leonora Poloska: Duhet të ngel shtatzënë që të martohem
4:55 PM
Leonora Poloska: Duhet të ngel shtatzënë që të martohem
Ajo ka kohë që është zhdukur nga skena muzikore duke pasur kështu një pauzë tepër të madhe, edhe pse nëpër mbrëmje muzikore dhe koncerte është parë kohëve të fundit. Arsyeja për këtë pauzë është se këngëtarja e njohur Leonora Poloska dëshiron të qetësojë veten dhe të marrë një energji më pozitive përkundër asaj se çfarë po ndodh në skenën shqiptare.
"Dëshiroj të marr veten për një kohë, po kënaqem në mesin e familjarëve të mi duke mbledhur energjinë për t’u rikthyer pas një kohe akoma më fuqishëm”, – tregon këngëtarja pas një bisede të cilën e realizuam me të. Projektet e saj muzikore i kanë munguar shumë publikut shqiptar. Këngëtarja, e cila është vlerësuar shumë për vokalin perfekt, siç duket muzikën nuk dëshiron ta ketë si profesion primar, edhe pse për këtë periudhë ajo nuk është ndalur nga koncertet dhe xhirimet e disa programeve muzikore, derisa këngë, klipe e albume nuk ka dashur të realizojë.Ishte ndër të parat që realizoi duet me një nga reperët më të njohur për momentin, Mc Kresha, këngën "Kush o mama”, këngë e cila u bë një hit shumë i madh brenda një kohe shumë të shkurtër. Leonora gjatë qëndrimit në shtëpi kënaqet duke shijuar specialitete të cilat ia gatuan e ëma, pastaj ushqimet që ajo konsumon i vendos edhe në profilin e vet në Facebook.Leonora para disa muajve është bërë hallë, bashkëshortja e Albertit (vëllai dhe menaxheri i saj) ka lindur një vajzë, një tjetër gëzim për familjen dhe për vetë këngëtaren. Kjo mungesë me projekte muzikore na vuri ne në dyshim që të insistojmë të mësojmë diçka më shumë rreth jetës së saj private, por Leonora nuk ishte në gjendje të tregojë këtë gjë."Tashmë është e lehtë, mund të shkruhet gjithçka (qesh), për momentin nuk mendoj ndonjë gjë të tillë, ndoshta dhe martohem nuk i dihet, sepse planet realizohen ndonjëherë edhe papritur, por për t’u martuar duhet ngelur shtatzënë…”, – i përgjigjet këngëtarja nën një buzëqeshje pyetjes se çfarë mendon për femrat VIP, të cilat dita-ditës gjithnjë e më shumë po lindin dhe martohen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D