Kryesore » 2012 » Maj » 23 » Leonora Jakupi në përgatitje të surprizave
4:16 PM
Leonora Jakupi në përgatitje të surprizave
Kohëve të fundit këngëtarja e suksesshme Leonora Jakupi është bërë imazh i kompanisë së njohur në vend "Devolli”, ku ajo është shfaqur me një pamje mjaft të bukur duke reklamuar kafenë "Princ”.
Mirëpo ajo që do ta befasojë publikun në të ardhmen janë këngët dhe videoklipet e saj, të cilat thotë se do t’i lansojë gjatë muajve të ardhshëm."Jam duke punuar në projekte të reja muzikore. Nuk dua të flas shumë për këngët apo klipet sepse dëshiroj që adhuruesve të mi t’iu sjell befasi me këto projekte”, ka thënë ajo për "Zëri”.Leonora gjatë kësaj vere do të jetë e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore në bregdete dhe pishina të vendit, por nuk do të mungojnë as turnetë e saj jashtë vendit. Ajo uron që suksesi i saj të ecë edhe më tej duke pasur përherë mbështetjen e adhuruesve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D