Kryesore » 2012 » Mars » 5 » Lady GaGa, drejt altarit
5:39 PM
Lady GaGa, drejt altarit
Lady Gaga është personi i parë që ka 20 milionë ndjekës në Twitter. Këngëtarja amerikane, e cila e ka quajtur veten "Mbretëresha e Twitter-it” pasi kaloi Britney Spears në numrin e ndjekësve në gusht të vitit 2010, arriti një tjetër shifër marramendëse gjatë fundjavës.Lady Gaga, e cila ka hapur llogarinë në mars të vitit 2008, ka lënë pas me dy milionë ndjekës më pak këngëtarin Justin Bieber. Në vend të tretë Britney Spears, e cila deri tani ka 13.5 milionë ndjekës në profilin e saj. Lady Gaga, drejt altarit Këngëtarja amerikane, Lady GaGa dhe i dashuri i saj, aktori Taylor Kinney duket se së shpejti do të shkojnë drejt altarit. Janë burime pranë çiftit që raportojnë se ata ju kanë thënë familjeve të tyre që janë tepër të gatshëm që të fillojnë ndërtimin e familjes dhe këtë hap mund ta hedhin shumë shpejt. Çifti i cili ka një raport prej shtatorit të vitit të shkuar duket të ketë një lidhje perfekte. Ata janë njohur në shesh xhirim, kohë kur këngëtarja ka qenë duke realizuar videon e "You And I”, ndërsa partneri i një ndër këngëtareve më të suksesshme të momentit, aktori Kinney është i njohur për publikun me rolin e Mason Lockwood në filmin "Vampire Diaries”. Raporti i tyre ka qenë tepër intensive dhe që në nisje të lidhjes kanë zgjedhur të jetojnë bashkë. Aktualisht ata jetojnë në pronën e këngëtares në Beverly Hills, si edhe në shtëpinë e saj në Pennsylvania. Mediat raportojnë se familjet e tyre janë shumë të lumtura për hapin e rëndësishëm që do të ndërmarrin dy yjet, megjithëse mbetet e paqartë nëse ata do të martohen apo do të bëhen me fëmijë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D