Kryesore » 2012 » Maj » 16 » Lady Gaga anulon koncertin, akuzohet se nxit adhurimin e djallit.
10:38 PM
Lady Gaga anulon koncertin, akuzohet se nxit adhurimin e djallit.
Muslimanët me anë të protestave dhe kërcënimeve, Fronti Mbrojtës Islamik arriti të anulojë datën që këngëtarja do të performonte në Indonezi.Kjo është pengesa më e fundit që hasi ylli i muzikës pop në Azinë Juglindore. Problemet kanë dalë që para nisjes së turneut të saj që u zhvillua 27 prill në stadiumin olimpik në Seul, në Korenë e Jugut. Në atë rast koncerti nuk u anashkalua, por u parapri nga sulme të ashpra duke e cilësuar Gaga si model negativ për brezat e rinj. Rezultati i protestave ishte ndalimi i të gjithë personave nën 18 vjeç në koncert. Ndërsa pëlqimi për universitetet duhet të merrej më parë nga organizatat e kishave ungjillore.

Në këtë mënyrë, Lady Gaga hynë në radhët e muzikantëve të ndaluara për të rinj. Para saj, të tjerë kishin pësuar të njëjtin trajtim në Kore, të tillë si: Marilyn Manson në vitin 2005, 50 Cent dhe Jay-Z në vitin 2006. Protestat janë përhapur në Indonezi, ku mbrojtësit e Frontit Islamit janë shprehur për këngëtaren se "ofendonte të gjitha fetë" dhe se "nxit adhurimin e djallit."

Duke kërcënuar se do të sjellë 30 mijë besimtarë në Xhakartë për të protestuar kundër koncertit, drejtues të Frontit thanë: "Do t’a ndalojmë të vendosi këmbën në tokën tonë. Ajo nuk duhet të guxojë të përhap bindjet satanike të saj në vendin tonë. Stili i saj është vulgar dhe veshjet të pahijshme shkatërrojnë moralin e saj dhe të fëmijëve tanë. Ajo është me të vërtetë një femër e rrezikshëm”. Për momentin Lady Gaga nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj situate, duke kërkuar të mbajë larg dhe vëmendjen e medieve në lidhje me anët negative të koncertit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D