Kryesore » 2012 » Mars » 7 » Kush është Soni Malaj, zbardhet biografia (+FOTO)
4:03 PM
Kush është Soni Malaj, zbardhet biografia (+FOTO)
Me ndryshimin e sistemit në Shqiperi, nga komunist në demokratik, familja e saj u zhvendos në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana. Aty Soni mbaroi 8-vjeçaren, të mesmen e gjuhëve të huaja për frengjisht, dhe u diplomua për frengjisht, dega përkthim në universitetin e Gjuhëve të Huaja. Sonizbuloi pasionin e saj për muzikën që në vogëli, duke u berë kështu pjesë e festivaleve për fëmijë në Tropojë, duke u vlerësuar dhe me çmime të para dhe të dyta. Në moshën 14 vjecare, Soni bën një audicion pranë 1 studioje muzikore me qëllimin për t’u bërë këngëtare. Zëri i saj black soul edhe pse në një moshë fare të re, bie menjëherë në vesh të profesionistëve, të cilët vendosin të kultivojnë më tej talentin e saj.

Pas disa kohësh Soni kalon një tjetër audicion pranë kësaj studioje muzikore, kësaj here për tu bërë pjesë e një grupi muzikor pop të përbërë nga katër vajza vokaliste dhe performuese dhe një djale që luan në saksofon. Grupi do të quhej "Spirit Voice” (Zëri i Shpirtit), pasi pjesëtarët e gupit ishin të gjithë besimtarë dhe vendosën t’a quanin kështu, përvec faktit që muzika për ta buronte nga shpirti. Grupi përbehej nga: Brikel Guga (saksofon), Angjelina Gilardi (vokal), Larisa Vrana (vokal), Dorina Nizami (vokal) dhe Sonja Malaj (Soni Malaj) – vokal.

Edhe pse ishte më e vogla e grupit, Soni spikati jo vetëm për zërin e bukur, por edhe për paraqitjen dhe aftesinë e saj për të kercyer.

Grupi del për herë të parë në Festivalin "Këngët e Stinës”, në vitin 1997, dhe që në daljen e parë patën një bum në publik për vetë frymën rinore dhe moderne që përcillnin si grup.

Në ’98 njëra nga pjesëtaret e grupit, Larisa Vrana, u largua dhe pjesëtaret e mbetur të grupit bënë një audicion për të gjetur zërin e ri që do të zëvendësonte largimin e Larisës. Përzgjidhet Elia Zaharia si më e përshtatshmja për të qenë në grup, vajza e aktores së famshme shqipëtare Yllka Mujo.
Grupi që nga dalja e tyre e parë në skenë është vlerësuar gjithmonë me çmime dhe u bë i dashur për të gjithë audiencën shqipëtare. Në ’99 një tjetër pjesëtare largohet nga grupi, Angjelina Gilardi, por këtë rradhë pjesëtarët e tjerë vendosin mos t’a zëvendësojnë, por të vazhdojnë ashtu deri në vitin 2000, kur dy vokalistet e tjera vendosin të lënë Shqipërinë për të emigruar, Dorina në USA dhe Elia për të vazhduar studimet e aktrimit në Paris, me premtimin që "Spirit Voice” do rikthehen sërisht bashkë në një të ardhme.Sonja Malaj vendosi të mos dorëzohej. Më e pjekur profesionalisht, ajo vendos që është momenti i duhur për të vazhduar karrieren si soliste. Publiku atëhere e njihte si Sonja e "Spirit Voice” dhe shtëpia diskografike me të cilën ajo bëri albumin e parë "Mbretëresha e natës”, vendosi t’i japë një emër artistik, duke e quajtur Soni Malaj.
Soni e frymëzuar nga artistet e saj të preferuar Whitney Huston, Michael dhe Jannet Jackson, vendos të ndryshojë stil nga ai i mëparshmi i përdorur në grup. Ajo këndon balada, duke shpalosur kështu aftesitë e vokalit të saj, këndon këngë më energjike, të cilat i shoqëron edhe me performanca shpërthyese e shoqeruar nga grupe baleti.Soni Malaj perveç albumeve dhe koncerteve të shumta në të gjithë botën që kane vazhduar intensivisht në karrieren e saj, ka shpalosur talentin e saj dhe në Muzikalin "Chikago” në rolin e Velma Kelit. Listës së aktiviteteve të saj i shtohet po ashtu rroli i prezantueses së festivalit të madh në RTSH në vitin 2005, apo pjesëmarrja në spektalin "Dancing with the Stars”, spektakë në të cilin Soni shfaqi aftësitë e saja edhe si kërcimtare.

E vleresuar me shumë çmime si këngëtare dhe e dashur për publikun, Soni Malaj gjithmonë është investuar si artiste me profesionalizëm në botën e artit, për të lënë gjurmët e saj në muzikën shqipëtare.




Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D