Kryesore » 2012 » Prill » 3 » Kujdes Rihanna: Rita Ora po vjen!
5:48 PM
Kujdes Rihanna: Rita Ora po vjen!
Kryesorja, të dyja fillojnë me RI!… kështu fillon artikulli në të cilin bëhet një krahasim në mes të këngëtares shumë të popullarizuar Rihanna dhe shqiptares së re, që po shkon hapave të saj, Rita Ora (Sahatçiu). Të dyja janë lancuar nga i njohuri Jay-Z. Ky i fundit duket se së fundi po heq dorë nga Rihana dhe po e favorizon Rita Orën.Krahasimi në mes të dy këngëtareve fillon me prejardhjen. Rita Sahatçiu Ora vjen nga Kosova, por është rritur në Londër dhe është socializuar në dy gjuhët (shqip dhe anglisht). "Ajo është një vajzë e vërtetë e rrugës” (street girl). Ndërsa Rihanna (Robyn Rihanna Fenty) është nga Barbadosi, vend prej nga ajo ka marrë lirshmërinë në sjellje dhe në paraqitje. Sa i përket pamjes: kaçurrelat e bardha janë bërë shenjë dalluese e Ritës ndërsa së fundi është bërë biondinë edhe Rihanna.Sa i takon dashurisë, vazhdon gazeta, sado që po përpiqen ta mbajnë fshehur, Rita dhe Rob Kardashian tashmë janë një çift. Nga ana tjetër Rihanna ka deklaruar së fundi se është single, ndërsa afera me Ashton Kutscher ka qenë më shumë një blof.Hitet e Rita Ora-s janë të pakta por me sukses të madh. Kënga "Hot Right Now” ka qenë tashmë në majë të toplistave në Britaninë e Madhe. Ndërsa kënga "How We Do” është kandidat i fuqishëm për hit të kësaj vere.

Lidhja me reperin Jay-Z është një element që i bashkon (ose i ndan!) dy këngëtaret. Rita ka lidhur një kontratë për album përmes tij. Thuhet se Jay-Z këngët e planifikuara për Rihanna-n i ka "devijuar” te Rita Ora, duke dashur kështu ta zëvendësojë atë me këngëtaren shqiptare. Ai duket të jetë mllefosur me Rihanën pasi që kjo i është kthyer Chris Brown-it, ish të dashurit që më parë e kishte rrahur.

Nga ana tjetër Rihanna ka një numër të madh hitesh. Ajo tash po bën përpjekje për tu bërë edhe aktore. Këtë moment do të mund ta shfrytëzojë Rita Ora”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D