Kryesore » 2011 » Maj » 13 » Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh
9:59 PM
Kledi Kadiu, me mision në Bangladesh
Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ka udhëtuar këto ditë në drejtim të Bangladeshit, për të dhënë përmes sensibilizimit të popullatës kontributin e tij për UNICEF, organizatës që ndihmon fëmijët anë e mbanë botës. Më 8 maj, Kledi Kadiu, së bashku me regjisorin Alessandro Tresa, të shoqëruar edhe nga një gazetar e një fotograf, është nisur në drejtim të këtij shteti të varfër, në kuadër të fushatës jofitimprurëse "Unë si ti”. Aty ai do të qëndrojë 10 ditë me radhë jo vetëm në kryeqytetin e Bangladeshit – Daka – por edhe në rrethina të këtij shteti të varfër; për t’u përballur me një tjetër realitet, me emocione të forta, shpesh të përjetuara nga lotët në sytë e fëmijëve, skamjes, mjerimit apo sëmundjes. Duke qenë se e ka provuar në kurriz të tij ç’do të thotë "vështirësi”, "emigracion”, "vuajtje”, Kledi Kadiu ka rrëfyer gjithnjë me thjeshtësi rrugën e tij të vështirë, të një shqiptari në emigracion, dhe është treguar i ndjeshëm ndaj temave të solidaritetit. Me "UNICEF Italia”, balerini shqiptar është lidhur fare rastësisht, falë miqësisë me presidentin e saj, Vincenzo Spadafora. Për të sensibilizuar sa më shumë persona që e ndjekin në turnetë e tij nëpër Itali, shpesh në spektaklet e tij ka vënë edhe posterat e fushatave të ndryshme të UNICEF Italia apo ka mbajtur veshur bluza me logon e organizatës. "Unë e di ç’do të thotë të jesh i huaj, ndaj e bëj me kënaqësi një fushatë të tillë. Unë jam i njohur dhe i suksesshëm, e ndiej si detyrë të ofroj jo vetëm imazhin tim, por edhe ndihmë ekonomike për UNICEF-in që aq shumë bën për fëmijët në të gjithë botën”, – ka thënë pak ditë më parë Kadiu. Ndoshta një ditë do të bëhet edhe ambasador i UNICEF-it, ashtu si artistë të tjerë që japin kontributin me këtë organizatë. Para disa vjetësh, Kadiu ka qenë dëshmitar i UNAR, Zyrës Kombëtare Kundër Racizmit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D