Kryesore » 2012 » Shkurt » 15 » Kim Kardashian seksi si asnjëherë
4:11 PM
Kim Kardashian seksi si asnjëherë
Me siguri që duhet të ketë mijëra njerëz që do të kishin pasur dëshirën të ishin në të njëjtin plazh me bukuroshen Kim Kardashian.Bukuroshja e reality-show-it "Keeping Up with the Kardashian” ka dhënë një intervistë për Allure dhe ka bërë disa pozime ndjellëse që as fjalët nuk i përshkruajnë dot.Tashmë ajo është në një moment të trazuar të jetës së saj, me divorcin nga ish bashkëshorti i saj prej 72 ditësh Krish Humphries, dhe shprehet pa dyshim se do të kishte dashur shumë që këtë ngjarje të jetës së saj të mos e kishte ndarë me fansat e saj."Ndarja e jetës sime private me publikun, më ka bërë të dëshirojë që një gjë të tillë të mos e kisha bërë asnjëherë dhe nëse ndonjëherë do të kem sërish fatin të shpresoj në martesë, nuk do të lejoj aspak që marrëdhënia ime të jetë e hapur me të gjithë botën.”Ndërkohë që ajo mohon frekuentimin me dikë tjetër aktualisht, tabloidi TMZ ka raportuar se ajo është parë disa herë sëbashku me ish-të dashurin e saj Reggie Bush, madje edhe duke darkuar në një hotel të Beverly Hills.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D