Kanada, një shqiptar kandidat për deputet (+VIDEO)
Një kandidat shqiptar do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 6 tetor në Ontario të Kanadasë. Ai është Gerti Dervishi, 30 vjec që do të përfaqësojë, Partinë e Re Demokratike. Në një intervistë telefonike për Top Channel, ai shpjegoi se arsyeja përse vendosi të hyjë në këtë garë ishte se tek Partia e Re Demokratike kishte parë forcën politike që mbronte shtresën e mesme dhe personat me të ardhura mesatare. Ashtu shtoi gjithashtu edhe domosdoshmërinë dhe zotimin për të qenë një zë i fortë për të gjithë emigrantët shqiptarë në Kanada. Familja Dervishi emigroi në vitin 1999. Asokohe ai ishte një student i Juridikut. U diplomua për Inxhinjeri Elektrike në Universitetin e Otauas si dhe ka përfunduar studimet Master në Administrim-Biznes në Universitetin "Rajurson”, një vit më parë. Me experiencë në sektorin publik dhe privat, Dervishi e konsideron kandidimin e tij, një derë të hapur për komunitetin shqiptar.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS