Kryesore » 2011»Maj»15 » Kam dashur që njerëzit të më njihnin si njeri, jo si artist
3:35 PM
Kam dashur që njerëzit të më njihnin si njeri, jo si artist
U ka mbijetuar kritikave e provokimeve për më shumë se një muaj, në shtëpinë e vëzhguar njëzet e katër orë nga kamerat. Pjesëmarrja në "VIP Shpija 2” për këngëtarin Ardit Stafaj ka qenë një sfidë. Ai i ka munguar për një kohë skenës, për t’u rishfaqur në ekran në një mision. Stafaj pranon se nuk e kishte marrë me mend se kjo aventurë televizive do të kurorëzohej me triumf. Në një bisedë për "Kohën Ditore”, ai ka folur për eksperiencën e tij në reality shown më të madh medial që organizohet në Kosovë. "Ka qenë një eksperiencë e re për mua, sepse nuk kam qenë pjesëmarrës asnjëherë në një eveniment të tillë”, ka thënë Stafaj, derisa ka shtuar se ishte përgatitur para se të hynte në garë. "E kam përgatitur veten paraprakisht për të mirat dhe të këqijat”. Stafaj ka thënë se qëndrimi në "VIP Shpija 2” nuk ka qenë i lehtë. "Duke qenë se në jetën e përditshme jam shumë dinamik, ka qenë një sfidë e madhe për mua, një sakrificë që, megjithatë, u kurorëzua me sukses”, ka thënë ai. Stafaj ka thënë se nuk kishte hyrë në garë me qëllim që të dalë fitues, por me një mision të thjeshtë. "Kam hyrë në garë me mënyrën më të sinqertë, pa pretendime. Thjesht, kam pasur nevojë të tregoj vetveten se më kishte marrë malli të jem para kamerave”, ka thënë Stafaj. "Kam dashur që njerëzit të më njihnin si njeri, jo si artist”, ka shtuar ai. Ai është i bindur që ia ka dalë të prezantojë për publikun karakterin e tij. "Njerëzit kanë pasur mjaft kohë të më analizonin në detaje dhe t’i vërtetonin dyshimet që kanë pasur, andaj në përmbyllje, në bazë të votave, u vërtetua që publiku ma dha dritën jeshile”, ka thënë Stafaj. Fitorja në "VIP Shpija 2” kishte qenë befasi për të, sepse Stafaj kishte qenë i vetëdijshëm për konkurrencën. "Secilin banor e kam parë si konkurrent potencial, por e kam ndier veten mirë dhe nuk jam marrë shumë me mendime të tjera”. Aventura në reality shown më të madh në Kosovë për Stafajn ka qenë mësim. "Kam mësuar shumë gjëra, por thjesht e mata veten sa kam durim. I kam kuptuar dhe arsyetuar të tjerët që kanë ardhur me lojë dhe nuk kanë qenë vetvetja, por unë isha origjinal”, ka thënë ai. Pas triumfit në "VIP Shpija 2” Stafaj planifikon të rikthehet në skenën muzikore. "Ky ka qenë motivacion shumë i fortë për mua. Tash jam duke përgatitur këngë të reja, të cilat besoj se do të publikohen diku nga korriku”, ka përfunduar ai.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS