Jonida Maliqi, këngëtarja simpatike është rreth muajit të tretë të shtatzënisë. Edhe pse barku nuk i duket ende, "Bluetooth” ka arritur të zbulojë sekretin. Thashethemet e para dolën në mbrëmjen e "Geraldina Sposa” të premten që shkoi, e kjo u verifikua më mirë, finalen e "Top Festit”. Çfarë e bën më të sigurt këtë lajm është fakti kohët e fundit, 28-vjeçarja është parë të veshë vetëm veshje të gjëra. Pas një marrëdhënie shumëvjeçare me Gent Prizrenin, me të cilin prej 3 vitesh ka lidhur edhe kurorë, vjen lajmi i mirë i një bebe. "Ishte një gjë e paplanifikuar, megjithatë çdo gjë që më ka ndodhur në këtë formë më ka ecur shumë mbarë”. Kjo është fjalia që kemi mundur t’i shkëpusim këngëtares. Kjo duket që qenka stina më e favorshme e pjellorisë mes këngëtareve, pasi vetëm muajin e fundit kemi mësuar se shumë prej tyre janë shtatzëna. Në fillim ishte Soni Malaj e Poni e paralelisht me to edhe Aurela Gaçe, e cila e zbuloi barkun gjatë koncertit ballkanik ku prezantoi Shqipërinë, transmeton BW.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS