Kryesore » 2012 » Maj » 23 » “Jeta në Kosovë” akuzon dhe njollos pa arsye
4:09 PM
“Jeta në Kosovë” akuzon dhe njollos pa arsye
Besnik Çaka, lider i grupit NRG Band, i cili sipas Gazetës Jeta në Kosovë është i akuzuar se a keqpërdorur seksualisht një të mitur, ka thënë për Panorama Plus se fjalët për këto akuza janë vetëm thashetheme dhe nuk ka asgjë të vërtetë.
Ai madje ka thënë se ende nuk ka vendosur që pas të kthehet në Kosovë të paraqesë padi kundër gazetës apo portalit Jeta Në Kosovë, përderisa edhe do të vërtetohet lajmi se është apo nuk është e vërtetë."Më të vërtetë nuk kam kohë të merrem me thashetheme e, si duket, pseudogazetaret pa kurrfarë etike të gazetarisë bëjnë kopje pas thashethemeve duke injoruar principin themelor të profesionit, hulumtimin para publikimit të gënjeshtrave”, ka thënë Çaka për Panoramën.

Sipas Jeta në Kosovës thuhej se Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, në fillim të vitit 2012, ka dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, aktakuzën kundër Besnik Qakës, pjesëtar të grupit të njohur muzikor NRG Band dhe shtatë personave të tjerë, për ta konfirmuar. Seanca pritet të mbahet në fund të këtij muaji, njofton Gazeta JNK.

Besnik Qaka akuzohet se në fund të tetorit 2008, në Prishtinë, përkatësisht në motelin Rama Petroll rrugës për Lipjan, ka keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Sipas aktakuzës, që e ka parë Gazeta Jeta në Kosovë, i njëjti me dashje ka kryer veprën penale të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, vepër e dënueshme nga 1 deri në 10 vjet burgim. Bazuar në emrin e saj, e mitura duhet të jetë shqiptare.

Besnik Qaka është dashur të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me datën 30 prill 2012, pasi që kishte një urdhëresë për sjellje nga policia. Por, sipas organeve të drejtësisë, policia kishte dështuar ta sjell atë, e për pasojë seanca ishte shtyrë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D