Kryesore » 2012 » Prill » 11 » Jehona Sopi do të bëhet me vajzë
7:02 PM
Jehona Sopi do të bëhet me vajzë
Këngëtarja e njohur, Jehona Sopi, është larguar nga skena muzikore dhe ka lënë mënjanë të gjitha angazhimet e saja si dhe punën, pasi do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo është një nga personazhet më hermetikë të skenës shqiptare dhe deri më tani me shumë vështirësi ka publikuar detaje mbi lidhjen, dashurinë, martesën dhe shtatzëninë e saj me bankierin e njohur, Lavdim Koshutova.Lajmi mbi shtatzëninë e këngëtares ka bërë bujë pas publikimit në një emision televiziv në Kosovë, si dhe në ‘’Panorama plus’’, por Jehona nuk kishte treguar se çfarë gjinie ishte fëmija që pret. Këtë javë mësuam se bebja që pret çifti i njohur, është vajzë, dhe do të jetë fëmija i parë i Jehonës dhe Lavdimit, që pritet të lindë pas disa muajsh. Jehona i bashkohet listës së femrave VIP, të cilat këto dy vitet e fundit kanë sjellë në jetë nga një fëmijë dhe janë martuar. Këngëtarja e njohur kurorëzoi dashurinë e saj me martesë në Las Vegas dhe Bora Bora, larg syrit mediatik, ndërsa pas kthimit në Kosovë ajo bëri një celebrim të thjeshtë në mesin e shoqërisë dhe familjes, por nuk harroi të shpërndajë nëpër media edhe fotot e këtyre dy rasteve të rëndësishme të jetës së saj. Lidhja e saj me Lavdimin daton vite më parë, që kur bankieri i njohur ishte me banim në Londër, para se të kthehej dhe të bëhej anëtar i bordit të bankës NLB në Prishtinë. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D