Kryesore » 2012 » Janar » 11 » Jay-Z nxjerr këngë dedikuar vajzës së tij
6:00 PM
Jay-Z nxjerr këngë dedikuar vajzës së tij
Reperi amerikan Jay-Z ka bërë shumë rrëfime nëpërmjet këngës së tij "Glory”, të cilën e ka postuar sot në profilin e rrjetit të tij social. Kënga është një dedikim për vogëlushen e tyre Blue Ivy Carter, që erdhi në jetë mbrëmjen e ditës së shtunë.Në këngë Jay-Z flet për Parisin, vendin ku ‘fekonduan’ edhe vogëlushen e tyre, rrugëtimi i së cilës ishte i suksesshëm. Në këngë ai përmend edhe vështirësitë e Beyonces gjatë shtatzënisë, një rast aq tragjik për ta sa kishin frikë se mos vogëlushja e tyre nuk do të mund të vinte në këtë jetë.
"Herën e fundit problemi ishte aq tragjik, aq sa kishim frikë se ti do të zhdukeshe, por jo vogëlushe, ti je magjike…”
"Ndjenja më e mrekullueshme që ndjej, nuk mund të përshkruhet me fjalë. Qielli u çel, u bë blu kur erdhe ti, ti krijesa ime më e mirë…”"Ti je fëmija i fatit, ti je fëmija i fatit, ti je fëmija im me vogëlushen nga Destiny’s Child…” duke ju referuar në vargjet e fundit bashkëshortes së tij Beyonce.Dhe në fund të këngës dëgjohen disa të qara fëmije, me siguri të vogëlushes së tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D