Kryesore » 2012 » Prill » 21 » Javën që vjen, çmimi "Diaspora" shkon te Shaqiri!
11:16 AM
Javën që vjen, çmimi "Diaspora" shkon te Shaqiri!
Solemniteti për ndarjen e çmimit "Diaspora"për vitin 2012 do të mbahet më 26 prill në Bernë  .Të enjten, më 26 prill në një solemnitet rasti në Bernë, futbollisti më i mirë i Zvicrës, shqiptari nga Kosova, Xherdan Shaqiri do të marrë çmimin "Diaspora” për vitin 2012.Shaiqiri si futbollist i suksesshëm do të nderohet me këtë çmimi për kontributin e dhënë në integrimin dhe krijimin e një imazhi më të fortë të Kosovës dhe kosovarëve në Zvicër.Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Naim Malaj, ka konfirmuar për albinfo.ch se janë bërë të gjitha përgatitjet për solemnitetin e javës që vjen, ku janë të ftuar mysafirë të shumtë nga Kosova dhe Zvicra.Në mesin e të ftuarve është edhe ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, zyrtarë të lartë të Baselit prej nga edhe vjen Shaqiri, diplomatë të huaj të akredituar në Bernë, si dhe bashkatdhetarë.


Për ceremoninë e ndarjes së çmimit për Shaqirin kanë treguar një interesim të madh edhe mediat zvicerane, thotë Malaj.


Ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj, ka përsëritur qëndrimin se pse është zgjedhur Shaqiri që të nderohet me çmimin "Diaspora" për vitin 2012.


"Shaqiri është përfaqësuesi më i njohur i bashkësisë kosovare-shqiptare në Zvicër", ka thënë Malaj.


Ky futbollist është, sipas tij "një shembull i integrimit të suksesshëm", dhe më tutje është një ndërtues i rëndësishëm urash mes dy vendeve. "Falë Shaqirit dhe lojtarëve tjerë me prejardhje shqiptare, si Xhaka, Xhemaili, Behrami ose Mehmedi, kombëtarja e Zvicrës ka mijëra tifozë edhe në Kosovë", ka thënë Malaj për albinfo.ch.


Edhe Shaqiri vetë ka shprehur kënaqësinë për çmimin në një prononcim të mëhershëm. "Kosova është atdheu i babait tim dhe të parëve të mi", thotë ai duke pohuar se Kosova ka peshë shumë të madhe për të.


Lidhjen e tij me të dy kulturat, Shaqiri e përmbledh me një fjali: "Unë jam i lindur në Zvicër, luaj futboll për Zvicrën dhe e ndjej veten si një zviceran me shumë respekt për Kosovën ose si kosovar me shumë respekt për Zvicrën".


Shaqiri, si laureat i çmimit "Diaspora" vjen i dyti pas ish-ministres së jashtme Micheline Calmy Rey.


Në vitin 2010 u promovua për herë të parë çmimi "Diaspora", që mërgata e Kosovës në Zvicër ia dedikon një personaliteti të rëndësishëm zviceran ose kosovar, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë për Kosovën dhe kosovarët.


Çmimi i parë "Diaspora" iu dorëzua pastaj në vitin 2011, në një solemnitet zyrtar, ish presidentes dhe ministres së jashtme të Zvicrës, mikes së dëshmuar të Kosovës, zonjës Micheline Calmy Rey.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D